Dhjetë foshnja në një spital të Rumanisë janë infektuar me koronavirus

Një njësi e maternitetit në qytetin Timisoara të Rumanisë është duke u hetuar, pasi dhjetë foshnja kanë dalë pozitive në testet për koronavirus, shkruan REL.

Dyshohet se foshnjat e kanë marrë sëmundjen nga stafi mjekësor.

“Nënat kanë dalë negative, ndërsa foshnjat pozitive. Duhet t’i rishikojmë kontaktet e tyre me stafin mjekësor”, tha ministri rumun i Shëndetësisë, Nelu Tataru.

Foshnjat u tha se nuk kanë simptoma dhe se të gjitha, përveç njërës, janë lëshuar në shtëpi, së bashku me nënat e tyre.

Njësia e maternitetit në Timisoara është futur në karantinë më 31 mars, por është rihapur të nesërmen, me urdhër të Drejtorisë lokale të Shëndetit Publik.

Kjo e fundit ka vlerësuar atëbotë se “nuk ka rrezik të infektimit me koronavirus për pacientët apo mjekët”, edhe pse 13 anëtarë të stafit kanë qenë pozitivë.

Në Rumani, aktualisht janë mbi 4,400 të infektuar me koronavirus, ndërsa 180 pacientë kanë vdekur.

Rreth 700 prej të infektuarve janë punonjës shëndetësorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button