RMV, Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor ka kryer 91 kontrolle inspektuese

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor, kanë kryer 91 kontrolle inspektuese në periudhën prej 30 mars deri më 5 prill, njofton Portalb.mk.

Këto kontrolle kanë qenë në lidhje me pajisjen e instituteve shëndetësore me pajisje personale mbrojtëse, si dhe me përdorimin e të njëjtave gjatë kohës së procesit të punës.

“Institutetet shëndetësore për mjekim kanë siguruar pajisje mbrojtëse për një sigurim. Janë siguruar dhe po përdoren mjete për dezinfektim të hapësirave të punësim dhe për dezinfektim të duarve. Gjatë kontrolleve inspektuese nga ana e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor nuk janë konstatuar parregullësi në lidhje me përdorimin e pajisjeve personale mbrojtëse nga ana e personelit shëndetësor”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga kjo ministri po ashtu, kanë thënë se kanë siguruar pajisje mbrojtëse për institutet publike shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button