Në Tetovë sot asnjë rast i evidentuar me virusin korona

Nga rastet e konfirmuara me virusin korona për 24 orët e fundit, harta e të infektuarve nuk është zgjeruar kurse Komuna e Tetovës nuk ka asnjë të infektuar të ri. Kështu, numri i të infektuarve në Komunën e Tetovës me rrethinë është 30, njofton Portalb.mk. Në këtë numër, nga Komuna llogaritet edhe i infektuari nga Radovishi i cili ishte në Kodrën e Diellit.

Komunën e Tetovës të paktën dy ditët e fundit po bien numrat e personave të ri të infektuar me virusin korona, edhe atë dje kishte një person të evidentuar pozitiv me këtë virus kurse sot asnjë rast të ri në territorin e kësaj komune me rrethinë.

Megjithatë, numri i personave me vendim për vetizolim në Komunën e Tetovë është 13, kurse 121 persona janë me vendim për mbikëqyrje shëndetësore, numër ky i cili një javë më herët ishte shumë më i madh por për shkak se një pjesë të madhe të personave që kanë ardhur nga shtetet e Unionit Evropian ju ka kaluar izolimi i caktuar 14 ditor, ky numër vazhdimisht është në rënie.

Në hotelet e Kodrës së Diellit që shërbejnë si kapacitete për karantinë shtetërore, respektivisht në hotelet Arena Teteks, Kodra e e Diellit dhe Slavija janë të vendosur gjithsej 210 persona. Këto kapacitete posedojnë edhe me ekipe kujdestare mjekësore nga Spitali Klinik i Tetovës për të vëzhguar gjendjen e personave të karantinuar.

Ndryshe, Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 29 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Sipas qyteteve: Shkup-15, Kumanovë-7, Prilep-1 dhe Koçani-3, Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 599 persona. 

Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:

  • Shkup – 254
  • Kumanovë – 128
  • Dibër – 49
  • Shtip – 20
  • Tetovë – 29
  • Prilep  – 34
  • Strugë – 28
  • Veles – 10
  • Manastir – 6
  • Ohër – 3
  • Kavadar – 2
  • Gostivar – 4
  • Gjevgjeli – 4
  • Strumicë – 2
  • Kriva Pallankë – 3
  • Radovish – 4
  • Krushevë – 2
  • Koçan 17

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button