RMV, Transportuesit do të punojnë me orar të zgjatur gjatë gjendjes së jashtëzakonshme

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, deklaroi sot se, do të zgjatet orari ditor i drejtimit me automjet të punëtorëve mobil në trafikun rrugor nga 9 në 11 orë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa në mënyrë plotësuese anulohen dhëniet e provimeve dhe afati i validitetit të certifikatave për kompetencë profesionale të personit përgjegjës për transport dhe shofer për pjesëmarrje në trafikun rrugor ndërkombëtar, si dhe për transportin e substancave të rrezikshme, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Me qëllim të realizimit më të shpejt të transportit, theksoi Sugarevski, Qeveria miratoi një dispozitë për zbatimin e Ligjit për orarin e punës së punëtorëve mobil në trafikun rrugor dhe tahografët, i cili parashikon rritjen e kohës ditore për drejtim me automjete derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme  nga 9 në 11 orë, ndërsa shoferët do të mund të vozitin për 5 orë e gjysmë, pas së cilës do të duhet të bëjnë pushim prej të paktën 45 minutash.

“Koha javore e drejtimit të automjeteve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme rritet nga 56 në 60 orë. Koha e përgjithshme e drejtimit të automjetit në çdo dy javë radhazi rritet nga 90 në 100 orë. Drejtuesit e automjeteve do të jenë në gjendje të vozisin për 5 orë e gjysmë dhe më pas duhet të bëjnë një pushim të paktën 45 minuta. Pushimi i rregullt ditor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme është zvogëluar nga 11 në 9 orë”, tha Sugarevski.

Dispozita e parë, për të cilën informoi ministri Sugarevski, i referohet zbatimit të Ligjit për transport rrugor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe parashikon shtyrjen e provimeve dhe zgjatjen e certifikatave të kompetencës profesionale të një personi përgjegjës për transport dhe shofer për pjesëmarrje në trafiku rrugor ndërkombëtar, ndërsa Dekreti i dytë është për zbatimin e Ligjit për transportin e materieve të rrezikshme në trafikun rrugor dhe hekurudhor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

“Kjo do të thotë që të gjitha provimet shtyhen, ndërsa të gjitha certifikatat, validiteti i të cilave ka skaduar mbetet të vlefshme deri në kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, precizoi Sugareski.

Me këto dy dekrete për sektorin e transportit, theksoi ai, Qeveria e lehtëson funksionimin e transportuesve edhe nga aspekti financiar, ashtu edhe nga ai kohor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button