RMV, Komunat do të caktojnë marketet që do të kryejnë dërgesa të produkteve gjatë orës policore

Shtabet komunale të krizës do të duhet të caktojnë marketet prej ku do të furnizohen qytetarët gjatë kohës së orës policore, e cila në pajtueshmëri me masat e re, prej të mërkurën do të fillojë nga ora 16:00, njofton Portalb.mk.

Qeveria ka njoftuar se, gjatë kohës së orës policore, produktet do tua dërgojnë qytetarëve marketet apo vullnetarët, ndërsa kompanitë që tashmë bëjnë dërgesa të ushqimit përmes porosive online, do të dërgojnë ushqime edhe gjatë fundjavës.

Nga Qeveria kanë bërë të ditur se, të gjitha organet, institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, por edhe autoritetet komunale, të cilët kanë të punësuar në Shkup të cilët jetojnë në qytete të tjera, do të duhet që ata punëtorë t’i udhëzojnë që të punojnë prej në shtëpi. Për punëtorët e tjerë, orari i punës duhet të planifikohet në atë mënyrë që, ata të mbërrijnë në shtëpi para orës 16:00.

Nga masat e reja janë të përjashtuar të punësuarit në institucionet shëndetësore, policia, armata, dogana, si dhe bujqit dhe fermerët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button