RMV, Janë mbyllur 48 objekte hotelierike dhe janë ndaluar për shfrytëzim 215 aparate për kafe

Кryetarja e Këshillit të Inspektimit, Magdalena Filipovska Grashkoska, informoi sot se, janë mbyllur 48 objekte hotelierike, janë ndaluar për shfrytëzim 215 aparate për kafe, ndërsa tek 15 mishtore dhe markete është konstatuar gjendje e përgjithshme e dobët higjienike, gjatë 3.908 inspektimeve të kryera nga gjashtë shërbimet e inspektimit në vend prej 2 deri më 5 prill, që kanë kontrolluar respektimin e rekomandimeve të Qeverisë për mbrojtje kundër përhapjes së virusit Kovid-19 dhe tha se, disa nga hotelieritë, veçanërisht në zonat rurale, vazhdojnë të shkelin masat e Qeverisë, njofton Portalb.mk..

Grashoska shtoi se, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u rekomandon qytetarëve që të mos përdorin aparatet e kafesë dhe ujit, sepse ato mund të jenë bartës të mundshëm të virusit Kovid-19.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kryer 208 inspektime, duke shqiptuar dy gjoba, njëra për mosrespektim të urdhrit të mëparshëm të lëshuar nga Inspektorati, ndërsa tjetra për mbajtjen e produktit pa deklarim. Janë shqiptuar shtatë masa dhe edukime për shkak të trajnimeve të pazbatuara për njohuri themelore të sigurisë ushqimore, ndërsa në mënyrë shtesë janë lëshuar edhe 15 vendime për mishtoret dhe marketet për gjendje e përgjithshme të dobët higjienike dhe është urdhëruar menjëherë që të kryhet dezinfektimi, desinsektimi dhe deratizimi”, deklaroi Grashkoska.

Ajo tha se, inspektorët mbesin në terren dhe kushdo që nuk respekton masat do të sanksionohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button