RMV, Qytetarët që kanë mbetur pa punë, do të marrin kompensim prej 50% të pagës mesatare

Qytetarët që kanë mbetur pa punë do të ndihmohen nga shteti, duke marrë kompensim, varësisht prej stazhit të tyre të punës, njofton Portalb.mk.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ka njoftuar se kompensimi do të jetë në shumë prej 50% të pagës mesatare neto të punëtorit në 24 muajt e fundit.

“Të drejtë për kompensim me të holla kanë personat e papunësuar, të cilët kanë qenë në marrëdhënie pune më së paku 9 muaj në mënyrë të pandërprerë, apo 1 muaj me ndërprerje në 18 muajt e fundit, para se të mbesë pa punë. Kompensimi paguhet sipas viteve të stazhit të punës. Për shembull, një muaj, nëse personi ka stazh më së paku 9 muaj pa ndërprerje, apo 12 muaj me ndërprerje në 18 muajt e fundit. Nëse personi ka stazh prej 10 deri në 12,5 vite, kompensimi paguhet në periudhë prej 6 muajsh, ndërsa nëse ka stazh mbi 25 vite, 12 muaj”, thuhet në kumtesën e MPPS-së.

Shuma e parave nuk mund të jetë më shumë se 80% e pagës mesatare mujore neto e shtetit, e publikuar në muajin e fundit.

Qytetarët që kanë mbetur pa punë, duhet të dorëzojnë kërkesë në Qendrën për punësim në vendbanimin e tyre, në afat prej 30 ditësh nga dita e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button