Artikull që flet shumë me “titull”, e aspak me “fakte”

Burimi: KriThink

Se sa është i saktë një artikull gazetaresk, tregon ajo se a bazohet i njëjti në fakte. Edhe pse faktet përcillen me fjalë, të njëjtat duhet të bazohen në të dhëna të verifikuara dhe jo në supozime. Mungesë të fakteve të të dhënave, kemi edhe në artikullin që do ta recensojmë.

Fotografi nga lajmi që recensohet

Linku deri te artikulli origjinal: “Ku dhe si përfundojnë donacionet e familjes së Zaevit dhe Mickoskit?”.

Data e publikimit: 04.04.2020

Data e recensionit: 05.04.2020

Recension: Fatbardha Curri 

Titull që manipulon

Është bërë dukuri, që disa media në vend si armë më të fortë ta kenë manipulimin, kjo për të vetmen arsye, të tërhiqen sa më shumë klikime. E kjo bëhet grep më i madh i lejueshmërisë, kur objekt i tyre kohës së fundit janë të dhënat që lidhen me virusin korona dhe politikanët. Në artikullin që e recensojmë janë që të dyja.

“Pasi u raportua se familja e kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, ka bërë sot një donacion humanitar prej 5.500 paketash për familjet në nevojë në qytetin e Strumicës dhe komunave për rreth, opinioni filloi të bënte një krahasim me donacionet edhe të familjes së kreut të VMRO-së Mickoski. Nga sa dihet deri më tani, familja e Hristijan Mickoski ka dhuruar 30.000 euro, por për VMRO-në partia që ka pasuri të paluajtshme miliona euro. Për dallim prej tyre, familja e Zoran Zaev dhuroi 135.000 euro në formën e pakove humanitare për kategoritë më të prekshme të qytetarëve në këto periudha të vështira kur të gjithë jemi të prekur nga koronavirusi”, thuhet në artikullin që e recensojmë.

Edhe pse përmenden donacionet për të dy liderët, media ka zgjedhur të publikojë të dhëna vetëm për njërin prej tyre. Kjo e bën median të jetë të njëanshme, sepse nuk përfshin në tekst palët në të njëjtën masë dhe nuk është i argumentuar te publiku.

Manipulimi vërehet edhe me prezencën e konceptit “fakte selektive”. Nëpërmjet këtij koncepti, media përcjell faktet të argumentojnë qëndrimin e tyre, ndërkaq anashkalojnë të dhënat që e kundërshtojnë qëllimin e tyre.

Për Zaevin nuk kuptohet se sa ka qenë vlera totale e donacionit dhe kur është bërë donacioni, ndërkaq të dhënat që jepen për Mickoskin janë të vitit 2019.

Konsiderojmë, se publikimi i këtyre të dhënave ka për qëllim të krijojë huti të publiku, duke krijuar përshtypjen se donacionet janë dhënë për të luftuar virusin korona. Kjo është në kundërshtim me Kodin Etik të Gazetarëve, i cili propozon që mediat gjatë raportimit për fatkeqësi natyrore, që konsiderohet virusi korona, duhet të shmangin manipulimin dhe sensacionalizmin.

Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button