RMV, Studentët kanë afat prej katër ditësh që të marrin gjërat personale nga konviktet

Studentët kanë afat prej katër ditësh, duke filluar nga sot, që të shkojnë në konviktet studentore dhe të marrin gjërat personale, ka informuar drejtori i Konviktit Shtetëror Studentor – Shkupi, Dario Nikollovski, njofton Portalb.mk.

Për shkak të masave për lëvizje të kufizuar, vizitat do të lejohen të martën prej orës 12 deri në 16, ndërsa nga e mërkura deri të premten prej orës 09 deri në 13.

“Ky vendim është sjellur për shkak të kërkesa të shumta të studentëve dhe nevojave të tyre. Theksojmë se, gjatë vizitës së studentëve, nevojitet që të respektohen rekomandimet përkatësisht të vendosen maska dhe dorëza, ndërsa gjatë vizitimit së konvikteve studentët do të lejohen të hyjnë në numra të kufizuar, nga dy, pas kësaj do të vijojë dezinfektim i tërësishëm të objekteve”, deklaroi Nikollovski.

Pas këtyre katër ditëve, konviktet do të mbyllen deri në sjelljen e vendimit pozitiv për vazhdimin e qëndrimit, zhvendosje për shkak të karantinës apo përfundimit të vitit akademik.

Ndërkaq, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e djeshme, ka marrë vendim që ora policore në vend, prej të mërkurën do të fillojë prej orës 16:00, ndërkaq do të mbarojë në ora 05:00 të mëngjesit. Gjatë vikendit, ora policore do të jetë 24 orëshe, gjegjësisht do të fillojë të premten në ora 16:00, ndërkaq do të mbarojë të hënën në ora 05:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button