Zaev: Po hyjmë në fazën kritike të virusit korona, nevojitet përkushtim i përbashkët

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nëpërmjet të video paraqitje, ka folur sot në lidhje me situatën me virusin korona, ku ka thënë se, tashmë disa javë, ju, unë dhe i gjithë vendi ynë, po funksionojmë në një mënyrë të ndryshme, në luftë të çdoditshme kundër koronavirusit, njofton Portalb.mk.

Ai tha se,  bashkërisht luftojmë kundër një armiku të padukshëm që shpalli pandemi globale dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, por edhe të qytetarëve nëpër botë.

“Numri i të infektuarve, për at të keq edhe numri i të vdekurve në botë, flasin për seriozitetin e kësaj pandemi globale dhe pasojat e kësaj pandemie. Shteti ynë reagoi në kohë, ndërmori masa për mbrojtje të qytetarëve si dhe sanimi i pasojave ekonomike”, tha Zaev.

Ai theksoi se para neve është sfida më e madhe me koronavirusin ku pritet edhe piku i të infektuarve.

“Për këtë shkak është e nevojshme përgjegjësia personale, përkushtim i secilit prej neve maksimal ndaj shëndetit tonë dhe shëndetit të më të afërmve tanë, fëmijëve tanë, familjarëve dhe miqve. Janë miratuar masa më të rrepta nga Qeveria dhe është e rëndësishme respektimi i plotë i tyre. Vetëm kështu, secili prej nesh do të kontribuojë në luftën e përbashkët”, potencoi Zaev.

Zaev më tej shtoi shtoi se duhet të bëjmë gjithçka, përmes respektimit të masave dhe rekomandimeve qeveritare për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit në mënyrë që ta ndihmojmë veten, të afërmit tanë, punëtorët shëndetësorë dhe institucionet e sistemit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button