Edison Cavani sulmuesi më i mirë në Serie A

Sulmuesi i Napolit Edinson Cavani është një nga sulmuesit më të mirë të Kampionatit Italian dhe për vitin 2012 çmimi i sulmuesit më të mirë i shkon pa as më të voglin dyshim Uruguajanit.

Në total bomeri i Napolit në 12 muajt e fundit ka shënuar 43 gola më shumë se çdo sulmues tjetër i “Serie A”.

Edinson Cavani ose siç quhet ndryshe “El Matador” ka 27 gola në Kampionatin Italian gjatë 2012, 6 gola në Kupën e Italisë, 7 në Europa League, 1 gol në Champions League, 1 në superkupën e Italisë dhe 1 gol me kombëtaren e tij.

Pas sulmuesit të talentuar Cavani në “Serie A” vjen një tjetër sulmues i cili zë vendin e dytë për sa i përket golave të shënuar brenda vitit 2012. Bëhtë fjalë për Antonio Di Natale që mbron ngjyrat e skuadrës së Udinezez i cili ka shënuar 30 gola dhe vjen mënjëher pas Uruguajanit.
Vendin e tretë përsa i përket golashënuesve që luajnë në Kampionatin Italian e zë sulmuesi i Interit Diego Milito i cili ka realizuar 1 gol më pak se Di Natale.  

Kampionët e Italisë Juventus edhe pse po dominojnë futbollin në Itali nuk kanë arritur të nxjerrin një golashënues për këtë vit pasi te Juventusi më shumë shënon mesfusha se sa sulmuesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button