RMV, Bujqit që punojnë jashtë fshatit të tyre duhet të nxjerrin leje të posaçme për lëvizje gjatë orës policore

Bujqit  do të mund t’i kryejnë aktivitetet e tyre të punës në sipërfaqet bujqësore dhe fermat të cilat gjenden në kuadër të fshatit ku jetojnë, ndërsa të tjerët do të duhet që të nxjerrin leje të veçantë për lëvizje, njofton Portalb.mk.

“Bujqit sipërfaqet bujqësorë apo fermat e te cilëve gjenden jashtë fshatit ku jetojnë dhe të cilët duhet të udhëtojnë, ndërsa kanë obligime të punës që kanë të bëjnë me prodhimin, duhet patjetër të nxjerrin leje për lëvizje. Ajo do të jetë sipas parimit të vendosur paraprakisht, përmes njësive rajonale të ministrisë. Deri më tani, janë nxjerrur 2.491 leje për lëvizje të bujqve, për kryerjen e obligimeve të punës”, ka njoftuar Ministria e Bujqësisë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e djeshme, ka marrë vendim që ora policore në vend, prej të mërkurën do të fillojë prej orës 16:00, ndërkaq do të mbarojë në ora 05:00 të mëngjesit. Gjatë vikendit, ora policore do të jetë 24 orëshe, gjegjësisht do të fillojë të premten në ora 16:00, ndërkaq do të mbarojë të hënën në ora 05:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button