RMV, Qytetarët që ruajnë kafshë shtëpiake do të kenë orar për shëtitjen e tyre gjatë orës policore në fundjavë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që ruajnë kafshë shtëpiake, do t’u lejohet që gjatë fundjave, kur është e kufizuar tërësisht lëvizja e lirë, t’i shëtisin ato në mëngjes prej orës 08:00 deri në 08:30, pasdite në periudhën 15:00-15:30 dhe në orët e mbrëmjes në periudhën 20:00-20:30, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Ndërkaq, prej të hënës deri të premten, kur ora policore është nga ora 16 deri në 05, leja vlen nga ora 20:00 deri në 20:30. Leja vlen për hapësirat 100 metra më së largu nga objekti në të cilin jetojnë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e djeshme, ka marrë vendim që ora policore në vend, prej të mërkurën do të fillojë prej orës 16:00, ndërkaq do të mbarojë në ora 05:00 të mëngjesit. Gjatë vikendit, ora policore do të jetë 24 orëshe, gjegjësisht do të fillojë të premten në ora 16:00, ndërkaq do të mbarojë të hënën në ora 05:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button