Turqia nisi “projektin për akomodimin e të pastrehëve” në luftën kundër COVID-19

Ministrja e familjes, punës dhe shërbimeve sociale të Turqisë, Zehra Zümrüt Selçuk, njoftoi se në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka filluar “projekti për akomodimin e të pastrehëve” në 81 qytete të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, Selçuk bëri të ditur se kanë ndërmarrë masa të reja lidhur me të pastrehët dhe të vetmuarit të cilët janë ndër shtresat që mund të preken më shumë nga COVID-19.

Në kuadër të kësaj me drejtoritë e qyteteve të lidhura me ministrinë ka filluar “projekti për akomodimin e të pastrehëve” tha Selçuk lidhur me masat që do të marrin drejtoritë e 81 qyteteve.

“Pas përcaktimit fillimisht, personat pa shtëpi, pa strehë dhe të vetmuar do të vendosen në qendrat e institucioneve publike brenda kufijve të qyteteve përkatëse. Në rast të pamundësisë për vendosjen e këtyre personave në qendrat e institucioneve publike, për ata do të sigurohet akomodimi në pansione, hotele apo ndonjë vendbanimi deri në eliminimin e kërcënimit”, tha ajo.

Selçuk tha se “Para dhe gjatë akomodimit so të sigurohet që nëpërmjet mbështetjes nga institucionet shëndetësore të bëhet informimi lidhur me kryerjen e kontrolleve, për sëmundjet, mënyrat e infektimit dhe masave personale që do të merren për këta persona”.

“Për personat e akomoduar do të sigurohen nevojat për shëndetin, higjienën, ushqimeve themelore dhe nevojat e tjera. Shpenzimet në këtë drejtim do të përballohen në kuadër të mundësive të Fondacionit të Ndihmës Sociale dhe Solidaritetit”, tha ministrja Selçuk.

– Do të zbatohet menjëherë

Selçuk ka bërë të ditur se në projektet e alokuara ose të zbatuara me një burim fondacioni, informacionet e strehimit dhe të personave që u ofrohet shërbimi në kuadër të “projektit për akomodimin e të pastrehëve” do të regjistrohen në sistemin e informacionit të shërbimeve të ndihmës sociale.

“Udhëzimet në lidhje me zbatimin do të bëhen duke ndjekur njoftimet e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me epideminë dhe në rast të situatave të dyshimta do të njoftohen menjëherë njësitë e shërbimit shëndetësor”, theksoi ministrja Selçuk. Ajo nënvizoi se do të fillojnë menjëherë këto masa të cilat u janë përcjellë drejtorive përkatëse të 81 qyteteve dhe Fondacioneve të Ndihmës Sociale dhe Solidaritetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button