fbpx

6 këshilla për zvogëlimin e ankthit dhe panikut gjatë pandemisë së koronavirusit

COVID-19 gradualisht po shkakton ndryshime rutinore në jetën e njerëzve. Ekziston pasiguri për atë që do të ndodhë në ditët, javët dhe muajt e ardhshëm ndërsa ankthi, paniku rritet jo vetëm tek ata që tashmë janë të prirur për ankth, por edhe te individët për të cilët kjo gjë zakonisht nuk është problem, shkruan Panacea.mk.

KUJDESUNI PËR GJUMIN DHE USHTRONI

Një nga gjërat e para që ju vjen ndërmend gjatë stresit akut, veçanërisht kur rutinat e zakonshme kanë ndryshuar, është edhe ritmi i përditshëm ndaj vetë-kujdesit. Por pikërisht ky është kundër-efekti në këtë periudhë, pasiqë ajo që na bën të ndjehemi të qetë në radhë të parë është rutina me të cilën jemi mësuar.

Prandaj, duke marrë parasysh orarin e ri, ju mund të shkoni në shtrat më vonë për të flejt gjumë, të kaloni më shumë kohë në celularin tuaj ose të hiqni dorë nga shëtitjet tuaja të zakonshme nëpër lagje, por pikërisht kjo mund të çojë në stres dhe shqetësim në plan afatgjatë. Gjumi dhe aktiviteti fizik janë përparësi. E rëndësishme është të vazhdoni me kohën e rregullt të gjumit, në vend që të shkoni në palestër ushtroni në shtëpi, ndërsa rutinën e përditshme të ecjes mund të zëvendësoni me minuta shtesë stërvitje ose aktivitete të reja, siç është vallëzimi në shtëpi.

QETËSOJENI TRUPIN TUAJ

Kur një person ndjen ndonjë kërcënim të caktuar, sistemi i tij nervor periferik funksionon “jashtë orarit” dhe me një “shpejtësi më të lartë” – kjo është mënyra se si evolucioni ka siguruar që ne të jemi të sigurt në luftën e mundshme kundër kërcënimeve të caktuara. Problemi është se evolucioni nuk ka parashikuar situata stresuese kronike, në të cilat trupi i njeriut gjegjësisht sistemi nervor, ka punuar për një kohë të gjatë në “shpejtësi më të madhe”, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni më keq se zakonisht.

Kur trupi është në ankth, truri shpesh e monitoron atë. Kërcitja e gishtave, shtrëngimi i nofullave dhe frymëmarrja e cekët janë vetëm disa nga simptomat e stresit dhe ankthit që mund të lehtësohen nëpërmjet meditimit ose relaksimit progresiv të muskujve. Edhe një masazh i lehtë ose shtrirje në sipërfaqe të sheshtë me këmbët e ngritura mund të ndihmojnë në uljen e ankthit.

GJENI MBËSHTETJE SOCIALE GJATË DISTANCIMIT SOCIAL

Edhe pse distanca sociale dhe izolimi tani janë të nevojshme për shkak të shëndetit publik, fakti është se kjo gjë mund të çojë edhe në ndarje nga mbështetja emocionale. Mbështetja emocionale ndihmon njerëzit të shërohen më shpejt nga trauma dhe ul presionin e gjakut. Prandaj sigurohuni që të gjeni mënyra për të qëndruar të lidhur me ata që doni, edhe kur nuk i shihni ato personalisht.

.

MOS LEJONI QË TRURI T’JU ÇOJË NË MENDIME NEGATIVE

Në situata të tilla, truri ndonjëherë ka tendencë të plotësojë boshllëqet dhe të lidhë pikat. Problemi është se atëherë mund të vjen deri te shtrembërimi i imazhit, pas së cilës mendimi i panevojshëm dhe i pasaktë mund të pranohet si absolutisht i saktë. Vazhdoni të jeni vëzhgues kurioz, por mos supozoni automatikisht se gjithçka që shihni dhe dëgjoni është e vërtetë. Mos “bini” në mendime plotësisht negative, sepse kjo do t’ju bëjë të kërkoni vetëm informacione negative që përputhen me qëndrimet dhe frikën tuaj, duke hedhur poshtë informacionet që në të vërtetë mund t’ju qetësojnë.

PËRMBAJUNI TË NJOHURËS DHE TË DALLUESHMES

Hulumtimet kanë treguar që ndjenjat e parashikueshmërisë dhe kontrollit ndihmojnë në uljen e reagimit të stresit. Problemi aktual, natyrisht, vjen në formën e ndryshimit të rutinës. Njerëzit nuk shkojnë në punë, fëmijët nuk shkojnë në kopsht dhe shkollë, shmangni transportin publik dhe të ngjashme. Por përpiquni të gjeni parashikueshmërinë kur është e mundur. Ndoshta çdo mëngjes dëshironi të hani mëngjes me ndonjë artikuj ose çdo natë me familjen tuaj mund të luani ndonjë lojë të preferuar. Aspektet e vogla të rutinës suaj familjare do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë së bashku.

KËRKONI BUKURINË DHE JINI FALËNDERUES

Momentet e bukura ekzistojnë akoma, ndërsa tani është koha për t’i parë ato. Dhe pasi t’i shihni, ata do të ju ngrenë disponimin. Ndoshta është një lule në shtëpi që sapo ka lulëzuar dhe që sjell shpresë dhe jetë të re, mbase është mirënjohje për të gjithë njerëzit në sektorin e shëndetësisë dhe mirënjohje për guximin dhe sakrificën e tyre, por mbase është edhe dëgjimi i këngëve tuaja të preferuara. Edhe momentet e vogla llogariten gjithashtu. Sa më shumë momente të bukura të gjeni, aq më shumë do të ndihmoni të ushqeni mendjen dhe zemrën tuaj, që aktualisht kanë nevojë për gjithë kujdesin që mund të marrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button