fbpx

Klum dhe Seal bashkohen për Krishtlindje

Në fillim të këtij viti Seal dhe Heidi Klum patën një divorc jo dhe aq miqësor, por këngëtari dhe modelja kanë vendosur të ribashkohen me rastin e Krishtlindjeve për hir të fëmijëve të tyre.

Seal dhe Klum gjenden aktualisht në Los Angeles dhe do të kalojnë festat së bashku me 4 fëmijët Leni, Henry, Johan dhe Lou.

Një burim tha për ‘New York Post’: “Ata po mundohen të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre.”

“Edhe pse Heidi Klum ka një marrëdhënie me truprojen e saj për momentin, Seal nuk është dorëzuar dhe mendon se mund ta rifitojë sërish ish-bashkëshorten e tij. Flasin në telefon rregullisht”, shtoi po i njëjti burim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button