Pendarovski: Anëtarësimi në NATO – kufij të garantuar, siguri, por edhe përballje efikase me krizën e koronavirusit

Prresidenti i Maqedonisë së Veriut,  Stevo Pendarovski në një video-fjalim të regjistruar më parë të transmetuar sot në onlajn-debatin me temë “Kërcënimet globale, rreziqet, sfidat, mundësitë dhe anëtarësimi në NATO”, anëtarësimi ynë në NATO është një nga tre momentet më të rëndësishme në historinë më të re, nga pavarësia jonë deri më sot, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, në kushte të pandemisë, NATO po bën çmos për të parandaluar që kjo krizë shëndetësore të përshkallëzohet në krizë sigurie, duke ndjekur të gjitha rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Sipas konkluzioneve të fundit të Këshillit të ministrave, NATO siguron mbështetje në tre drejtime për shtetet anëtare të saj, edhe atë mbështetje të plotë logjistike dhe transportuese për transportin e pajisjeve mjekësore, e cila përfshin aeroplanët më të mëdhenj kargo C-17. Në pjesën e logjistikës, siguron personel mjekësor nga një shtet anëtar në një tjetër. NATO merr pjesë me teknologjitë e saj inovative në shtypjen 3D. Prej disa ditësh më parë, përmes printerëve 3D, filloi prodhimi i maskave mbrojtëse mjekësore që kanë një sistem të posaçëm të ventilimit për Italinë”, tha Pendarovski.

Sipas kryeministrit Oliver Spasovski përfitimet nga anëtarësimi në NATO u treguan si efikase në përballjen me koronavirusin. E aktivizojmë mekanizmin e NATO-s për mbrojtje civile dhe është aktivizuar sistemi për mbrojtje civile të BE-së. Ndihma e parë në shtet ka arritur nga BE-ja dhe NATO-ja dhe kjo tregon sa është e rëndësishme ai partneritet i yni strategjik.

“Para nesh janë ditë të vështira, të cilat do të jenë edhe më të vështira. Bëjmë gjithçka që mundemi për ta shpëtuar shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Ndihmojmë edhe në pjesën e ekonomisë. Roli kyç në përballje me këtë krizë ka sistemi shëndetësor që meriton vëmendje të plotë dhe mbështetje, sepse gjendet në linjë të duhur dhe dua të jap mirënjohje për të gjithë ata”, deklaroi Spasovski.

Shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijatro, i cili dje qëndroi për vizitë dje në vendin tonë i dërgoi urime Maqedonisë së Veriut që javën e kaluar e mori harmonizimin për fillimin e negociatave me BE-në dhe që u bë anëtarja e 30-të e NATO-s.

“Ne në Këshillin e Evropës do të tentojmë të veprojmë më së voni deri në maj për ta përmbyllur kornizën për negociatat dhe më së voni deri në qershor të fillojmë me vetë negociatat. Ne shumë mirë e dimë sa është e rëndësishme që në Ballkanin Perëndimor të mbizotërojë paqe dhe bashkëpunim reciprok dhe këto punë na përafrojnë ndaj kësaj, deklaroi sot shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijatro, i cili solli edhe një donacion për shërbimet shëndetësore në vend me qëllim të përballjes së krizës të shkaktuar nga koronvirusi.

Dimitrov nga ana e tij tha se në kohën e pandemisë globale të virusit KOVID-19 dhe masave rigoroze shëndetësore të orientuara ndaj parandalimit të përhapjes së koronavirusit dhe mbrojtjes së qytetarëve dhe praktikisht shëndetit publik në tërë botën, takimet me kolegët e tij realizohen edhe në kushte të jashtëzakonshme.

“Dëshiroj gjithashtu ta falënderoj Peter edhe për mbështetjen lidhur me aspiratat tona 30 vjeçare që të anëtarësohemi në NATO dhe për mbështetjen për marrjen përfundimtare të vendimit politik nga ana e BE-së që t’i fillojmë negociatat aderuese.  Dëshiroj ta falënderoj për tërë këtë, për atë që këtu është logjike në periudhën plotë me sfida dhe rrethane të jashtëzakonshme, mendoj se kjo vizitë flet shumë më shumë se fjalët në kuptim të miqësisë dhe përkushtimit”, konkludoi Dimitrov.

Theksoi se koordinimi dhe bashkëpunimi i ngushtë në nivel rajonal edhe me BE-në do të jenë faktorë të rëndësishëm për përballje me koronavirusin. Në këtë kontekst Dimitrov deklaroi se vendi kishte kërkuar ndihmë dhe mbështetje në përballjen me përhapjen e koronavirusit nga disa vende, për çka ka biseduar edhe me homologët e tij, si dhe përmes mekanizmave të NATO-s dhe BE-së. Ndaj disa kërkesave, tha ai, tashmë kanë marrë përgjigje pozitive, ndërsa ndaj disave pritet përgjigje. 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button