Civil: U suspendua demokracia, Kushtetuta dhe ligjet!

Në Maqedoni sot po mbizotëron kaosi dhe dhuna. Është i paimagjinueshëm fakti që punonjës të sigurimit në Kuvendin e Maqedonisë t’i sulmojnë fizikisht të zgjedhurit e popullit, t’i rrahin e t’i tërheqin nëpër korridore. Kështu reagoi Civil – Qendra për liri.

“Para syve të opinionit vendas dhe botëror, sot në Maqedoni u suspenduan të gjitha rregullat dhe parimet e demokracisë, Kushtetuta dhe ligjet”, thonë nga Civil.

Duke kritikuar ashpër dhunën ndaj qytetarëve, përfaqësuesve të tyre dhe gazetarëve, Civil apelon që të rivendoset ligjshmëria dhe të respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut në Kuvend, në rrugët e kryeqytetit dhe në tërë shtetin.

“Përfaqësuesit e Qeverisë, strukturat udhëheqëse të sigurisë dhe policisë, si dhe dhunuesit nga radhët e këtyre strukturave menjëherë t’i kërkojnë falje popullit dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, thuhet në reagim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button