Dr. Sonja Zaninoviq: Çfarë është më e rëndësishme për pacientët me sëmundje të zemrës kur bëhet fjalë për COVID-19?

Më të prekshmit ndaj COVID-19 janë pacientët e moshës mbi 65-70 vjeçare dhe ata që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike, në veçanti nga sëmundjet kardiovaskulare, sëmundje cerebrovaskulare, sëmundjet kronike të veshkave, diabet mellitus, sëmundjet malinje dhe nëse ata marrin terapi imunosupresive, shkruan për Panacea, kardilogia, Sonja Zanionoviq.

Që nga dhjetori i vitit 2019, në zhvillim është infeksion COVID-19 që është përhapur në vendet aziatike, kryesisht nga Kina, duke shkaktuar pandemi në mbarë botën. Duke pasur parasysh që është sëmundje e re ngjitëse, po hulumtohet në detaje dhe vazhdimisht publikohen rezultate të hulumtimeve dhe përvojave. COVID-19 tek disa pacientë shkakton pamje klinike më të rëndë, me përfshirje të mushkërive. Në disa raste, me rezultat fatal.

Doc. Dr. Muhamed Maxhid nga Universiteti i Teksasit thotë: “Kur përballemi me një infeksion të papritur, duhet të përgatitemi për më të keqen dhe të shpresojmë për më të mirën”.

Vëzhgimet e tanishme tregojnë se 40-50% e pacientëve me pamje të rëndë klinike, për të cilën ishin shtruar në spital, kishin paraprakisht ndonjë sëmundje kronike.

Më të prekshmit ndaj COVID-19 janë pacientët e moshës mbi 65-70 vjeçare dhe ata që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike, në veçanti nga sëmundjet kardiovaskulare, sëmundje cerebrovaskulare, sëmundjet kronike të veshkave, diabet mellitus, sëmundjet malinje dhe nëse ata marrin terapi imunosupresive.

Megjithatë, duhet theksuar se shumica e pacientëve me COVID-19 shërohen plotësisht.

Pacientët me sëmundje kardiovaskulare bëjnë pjesë në kategorinë e prekshme në të cilën rasti i COVID-19 mund të zhvillojë komplikime të sëmundjes, pamje më e rëndë klinike. Ata janë përballur me çrregullim të shpeshtë të ritmit, por edhe me infarktin e miokardit. Gjatë koronavirusit, mund të preket edhe muskuli i zemrës dhe të çojë në dështim të zemrës.

Për mbrojtjen e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare (si dhe grupeve të tjera të rrezikuara të listuara më lart), më e rëndësishmja është mbrojtja e tyre dhe parandalimi i sëmundjes. Duke pasur parasysh që bëhet fjalë për sëmundje tepër ngjitëse, në të cilën virusi mbijeton jashtë trupit për ditë të tëra, gjatë epidemisë ose pandemisë së sëmundjes, më e rëndësishmja është distanca sociale dhe respektimi i masave higjienike.

Ndër masat e distancës sociale janë:

Shmangia e transportit publik, nëse është e mundur;
Të punoni nga shtëpia, nëse është e mundur;
Shmangia e grumbullimit me më shumë njerëzve në grup, veçanërisht në hapësirë të mbyllur, dhe sigurimi i distancë ndaj dy personave nga dy metra, si dhe shmangia e kontaktit fizik;
Kontaktoni me mjekun amë me telefon ose me postë elektronike.
Masat higjienike për të parandaluar përhapjen e virusit dhe sëmundjes kanë rëndësi thelbësore, domethënë: larja e shpeshtë e duarve me sapun dhe ujë, mos prekja e kokës dhe qafës, pastrimi dhe dezinfektimi i hapësirave të punës, telefonave, tastierave… pastrimi i shpeshtë i rrobave, qëndrimi në dielli dhe ajrosja e shpeshtë e shtëpisë.

Pacientët me sëmundje kardiovaskulare këshillohen që vazhdimisht të marrin terapinë e rekomanduar për të mbrojtur zemrën, madje edhe nëse janë të sëmurë me COVID-19, duke zvogëluar kështu mundësinë e komplikimeve.

Detyrimisht duhet të monitorohen simptomat e COVID-19 duhet të monitorohen, ndërsa në rast të dhimbjeve në gjoks, vështirësi në frymëmarrje, rrahje të parregullta të zemrës, menjëherë duhet të kontaktohet mjeku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button