Kryeministri britanik i infektuar me korona është shtruar në kujdes intenziv pasi kishte përkeqësim të gjendjes

Kryeministri britanik i infektuar me korona është shtruar në kujdes intenziv pasi kishte përkeqësim të gjendjes pasditen e sotme, raportojnë mediat botërore, duke iu referuar qëndrimit të “Downing Street”, njofton Portalb.mk.

Sipas këtij qëndrimit, lideri britanik ka kërkuar sekretarin e Jashtëm, Dominic Raab, të përfaqësojë atë aty ku është e nevojshme.

Ndërkaq, zëdhënësi i kryeminsitrit britanik, ka tërhequr vërejtjen për raportimet se Johnson i është nënshtruar trajtimit me oksigjen, por ka refuzuar të përgjgijet nëse ai vuan nga pneunomia.

Johnson u diagnostifikua me korona virus në fund të muajit të kaluar. Nëpërmjet një video të postuar në Twitter Johnson, konfirmoi se ai kishte zhvilluar simptoma të buta – “një temperaturë dhe kollë të vazhdueshme”  dhe ishte izoluar në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button