RMV, Shpifje për oponentët politik në rrethana të jashtëzakonshme

Koha në të cilën jetojmë në veçanti për partitë politike dhe personat tjerë publik paraqet përgjegjësi. Kryetari i VMRO-DPMNE-së në profilin e tij në Facebook pa argumente, tenton që të merr bajrakun nga ato cilët me të vërtetë punojnë në këtë rrethana në vështira, por kanë edhe edhe përgjegjësi më të madhe për atë që bëjnë në epokën e epidemisë, shkruan Vërtetmatës-i, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në profilin e vet në Facebook publikoi një formë të shpalljes në të cilën vlerësimet e nxjerra nuk bazohen në asnjë fakt, por në personat të cilët kanë funksion publik, andaj mund të vlerësohen si spinim.

SPIN: Nderim për të gjithë ata të cilët luftojnë në vijën e parë kundër pandemisë, mjekët, personeli mjekësor, policët, ushtarët. Ju përkulemi, heronj!
Ndërsa për përfituesit sikurse Zaev, Filipçe, Radmilla, Oliver dhe të tjerët, turp dhe haram ta kenë çdo vuajtje të këtyre heronjve dhe me uratat e popullit dëshirojnë të fitojnë pikë politike.
Kam një porosi për to, do të ju dënojë populli dhe do të ju dënojë ashpër në zgjedhjet e radhës kurëdo që të ndodhin!

[Burimi: Statusi i Facebook-ut, data: 24.03.2020]

KUNDËRSPIN:

Funksionarët publik si anëtarë të Qeverisë së përkohshme e cila do të funksionojë deri në zgjedhjet parlamentare të ardhshme dhe zgjedhjen e qeverisë së re, sipas funksionit duhet të njoftojnë për fushatën që udhëheqin. Kjo në veçanti kërkohet prej tyre në këtë kohë të gjendjes së jashtëzakonshme, kur kriteret për punë në kohë dhe angazhim deri në fund, puna e Qeverisë së përkohshme bëhet edhe më rëndësishme edhe më e nevojshme për opinioni, si pari si pjesë e dhënies së llogarisë demokratike, dhe më pas edhe mundësisë për mbështetje në kohëra kryesisht të vështira. Paraqitja e shpeshtë e tyre nuk bëhet “për “mbledhje të pikëve” dhe nuk mundet të vlerësohet si “përfitim”. Kjo duhet të sqarohet nëse kjo situatë vlerësohet si gjendje për përfitim.

Është më se e qartë se një llagaridhënie e tillë dhe nevoja për informimi në kohë i qytetarëve ekziston edhe te funksionarët e tjerë, të cilët nuk përmenden, të cilët janë përfaqësues të VMRO-DPMNE-së (ministri për Punë të Brendshme) ose BDI (zëvendës ministri i Shëndetësisë) të cilët në ekranet e vegjël janë të paktën një herë në ditë! A mbledhin edhe ata pikë? Në interes të kujt?

Në atë listë në krye është vendosur Zoran Zaev, i cili në këtë moment nuk ka funksion shtetëror, por është fakt se politikanët tjerë, edhe vet Mikocksi vazhdimisht janë “nën reflektorët” e televizioneve, të cilët, përkundër logjikës, sillen ndaj tyre sikur se të bëhet fjalë për ndonjë fer-play zgjedhor, sikurse të jemi në mes të sezonit zgjedhjeve të parakohshme!

Nëse, përfitimi është i lidhur me ndonjë figurë tjetër, ajo aq më pak mund të ngjitet për ndonjë person duke mos pasur fakte për këtë, gjë që në këtë rast kjo po ndodh padyshim. Përkundrazi, shfrytëzimi i shprehjes përfitues dhe përfitim dhe ndërlidhja e tyre për personat që përmendur mund të jenë bazë edhe për padi penale. Edhe pse Mickoski, e bën këtë (edhe pa bazë) lidhur me një shprehje të një kundërshtari politike, dhe ta bëj këtë lidhje një lloj të një “të vërtete famëkeqe”, të cilin opinioni e pranon pa nevojë të ndonjë analize politike.

A nuk është – kjo forma më e keqe politike e përfitimit! Shkon edhe në krijim të një ndarje mes njerëzve të cilët padyshim janë heronjtë të ditës (“të numëruar me list” nga ana e Mickoskit) dhe të atyre të cilët sipas funksionit janë të lidhur me përditshmërinë e tyre, me dëshirën e qartë që të prish këtë lidhje me publikun, dhe të bëhet “i lirë” për të tjerët, eventualisht lidhje jonfunksionale, të themi mes mjekëve, policëve dhe “tifoz” të ngjashëm të cilët janë nevojë – thënë kështu – “vjedhjen” e vëmendjes nga to në këtë kohë të vështirë. Kjo mund të quhet keqpërdorim i një situate shumë serioze për qëllime politike.

Mund të thuhet se Mickoski spinoi me një dekalaratë, e përpos shpifjes (pa bazë) ngjanë me një kërcënim (populli di t`i thotë mallkim), që ju drejtohet kundërshtarëve politik, tërësisht e palejuar në rrethana në të cilat të gjithë, në veçanti prej liderët të partive kërkohet përgjegjësi për sjellje më të përshtatshme në periudha të jashtëzakonshme.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button