fbpx

Liga e Serie A mori një vendim unanim

Liga e Serisë A ka marrë sot një vendim unanim sa u përket pagave të futbollistëve dhe trajnerëve, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe prek të gjithë klubet italiane, përveç Juventusit, që arriti më herët një akord me futbollistët e tij, transmeton SS.

Kështu në komunikatën e lëshuar ditën e sotme nga Liga, është arritur marrëveshja që lojtarëve t’u ndalet 1/3-ta e pagës nëse sezoni nuk do të rifillojë më, ose thënë ndryshe paga e 4 muajve.

Në rast se sezoni do të riluhet, atëherë ndërprerja e pagave do të jetë në masën e 1/6-ës së pagës vjetore, ose thënë ndryshe paga e dy muajve.

Në deklaratë Liga ka theksuar se nuk ka nxitim për rifillimin e sezonit dhe se gjithçka do të bëhet kur të jetë shmangur plotësisht rreziku i shëndetit të futbollistëve dhe aktorëve të tjerë të përfshirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button