Dhuna familjare, një nga shqetësimet gjatë kohës së karantinës

Autoritetet shtetërore në shumë vende të botës tashmë kanë filluar zbatimin e orëve policore, duke rritur kufizimet e ndryshme, në atë mënyrë që njerëzit do të jenë më gjatë në shtëpi, thuajse të izoluar.

Qëndrimi i detyruar nëpër shtëpi, ka rritur gjasat, realisht edhe rastet e dhunës familjare. Kështu, edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje qeverive që të veprojnë kundër “rritjes së tmerrshme globale të dhunës në familje”.

Kështu edhe Sanela Shkrijel, zv.ministrja e punës dhe politikës sociale në RMV thekson se ky fenomen tashmë është edhe në shoqërinë tonë, transmeton Portalb.mk.

 “Në gjendje të stresit dhe izolimit shtëpiak dhuna plotësisht mund të eskalojë. Qeveria e rriti qasjen te shërbimet  për viktimat e dhunës në vend. Askush nuk duhet  të ndjehet  se është lënë vetëm”, tha Shkrijel.

Ajo kërkon që viktimat potencial të paraqiten për ndihmë në numrat 02/157000 dhe 02/15315. Gjithashtu edhe Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe familjare, ka publikuar numrat për ndihmë juridike (071/464 019), psikologjike (075/ 255 154) dhe të drejtave sociale (071/ 324 223).

“E rëndësishme është organizatat qytetare të mbesin të arritshme  për viktimat potencial, ndërsa institucionet shtetërore duke e përfshirë edhe policinë  dhe qendrat për punë sociale, të punojnë në zvogëlimin e rrezikut nga dhuna”, theksoi shefja e OSBE-së në Shkup, Klemens Koja, duke vlerësuar se edhe mediat kanë rol mjaft t֝ë rëndësishëm në këtë drejtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button