Edhe gazetarët në protesta?!

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, pas sjelljes skandaloze të qeverisë gjatë ditës së sotme, e cila urdhëroi që gazetarët të largohen nga galeria nga e cila ata ndjekin çdo seancë të Kuvendit, ka caktuar mbledhje të jashtëzakonshme sonte në orën 17.30.

Sipas informatave nga kryesia e SHGM-së, nga gazetarët do të kërkohet të mblidhen para Kuvendit dhe të protestojnë  për precedentin e paparë deri më tani, gjegjësisht, për nxjerrjen me dhunë të gazetarëve nga salla e Kuvendit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button