Filipçe për rastin e pacientit nga Tetova që humbi jetën nga virusi korona: Po bisedohet me menaxhmentin e Spitalit Kozle

Ministri i Shëndetësisë, në konferencë për shtyp, në pyetjen e Portalb.mk, njoftoi se po punojnë në zbardhjen e rrethanave të vdekjes së pacientit 69-të vjeçar nga Tetova, i cili e humbi luftën me virusin korona, njofton Portalb.mk.

“Në lidhje me aktivitetet e marra në Spitalin në Kozle, ne kemi biseduar me Inspektoratin Shtetëror Sanitar, ata tanimë po bëjnë biseda të caktuara me menaxhmentin e Spitalit dhe me një pjesë të të punësuarve. Në mënyrë intensive janë bërë të gjitha anketat epidemiologjike, janë dhënë mendime dhe vendime përkatëse për  vetëizolim të të gjithëve që kanë qenë në kontakt, si anëtarët e familjes, ashtu edhe personelit mjekësor.  Atje, puna është në fazën e riorganizimit që të mundet pasi të kalojë periudha kritike të inkubimit të mundshëm, sërish të vendoset në funksion institucioni dhe me të gjitha njohuritë që do t’i marrë Inspektorati Shtetëror Sanitar do ta njoftojmë opinionin”, tha Filipçe.

Vajza e 69-të vjeçarit, i cili ka qenë në gjendje të palëvizshme dhe është infektuar me virusin korona derisa ka qenë i vendosur në Spitalin e Rehalbilitimit në Kozle, kërkoi nga Filipçe që të kryejë hetim për vdekjen e babait të saj.

“Mbrëmë ndërroi jetë babai im. Shpresoj se do të kryeni hetim Venko Filipçe dhe Ministria e Shëndetësisë për këtë rast dhe do të jepni njoftim”, ka shkruar në Tuiter vajza e të ndjerit, Natasha Apostoloska.

Ky është pacienti i parë i regjistruar me virus korona në Tetovë, i cili u diagnostikua më 26 mars.

Pacienti në fjalë, ka qenë i vendosur prej 9 deri më 23 mars në Entin e Rehabilitimit në Kozle të Shkupit. Pacienti ka qenë në gjendje të palëvizshme dhe vetëm njëherë ka pasur vizitë, por dyshimet për virusin korona kur pacientit i është ngritur temperatura dhe i është bërë testim, i cili ka dalë pozitiv.

“Pacienti ka qëndruar atje dy javë, pasi që nuk ka mundur të lëvizë dhe ka pasur vetëm një vizitë. Pas lëshimit nga Spitali është testuar. Pasi që ka dalë pozitiv në test është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup”, tha Filipçe, në konferencën për shtyp të 26 marsit.

Në pyetjen e Portalb.mk, se si e ka marrë virusin korona pacienti kur ai ka qenë në gjendje të palëvizshme prej vitit të kaluar, Filipçe u përgjigj se po punojnë në rastin, por megjithatë ai tha se ka pasur një vizitë.

“Pacienti ka qenë i palëvizshëm, por megjithatë ka pasur vizitë, nëse nuk do të kishte pasur vizitë do të ishte interesante se prej ku e ka marrë virusin. Informata më të detajuara do të marrim nesër”, tha Filipçe më 26 mars.

Ministri, asokohe, nuk iu përgjigj pyetjeve të Portalb.mk se si ka mundësi që nuk është testuar menjëherë sapo ka pasur simptoma, të dielën, por të nesërmen i është dhënë udhëzim për në Gastrologji, dhe më pas e kanë lëshuar në shtëpi, në Tetovë?

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button