Presidenti Thaçi deponoi kallëzim penal ndaj Agim Bahtirit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deponuar kallëzim penal ndaj Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri.

Ky kallëzim penal i Thaçit ndaj Bahtirit, erdhi vetëm pak ditë pasi i pari i Mitrovicës së jugut dha deklarata për vëllavrasje, njofton Klan Kosova.

Siç shkruan në dokumentin e siguruar nga Klan Kosova, Presidenti Thaçi në kallëzimin penal ka theksuar që deklarata e Kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, ka shkaktuar kanosje të dhunës me tentim që:

-të ndryshojë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës

– të përmbysë institucionet më të larta shtetërore në Republikën e Kosovës

– të pengojë Presidentin e Republikës së Kosovës në ushtrimin e detyrave zyrtare të tij

– të detyrojë Presidentin në moskryerjen e veprimeve nga fushëveprimi i detyrave të tij, njofton Klan Kosova.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button