Spasovski: Pashkët dhe Ramazanin këtë vit do ta festojmë në shtëpi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në konferencën e sotme për shtyp njoftoi me masat e reja për qarkullim, të cilat e ashpërsojnë lejen e lëvizjes së qytetarëve, njofton Portalb.mk.

Ai me këtë rast, tha se këtë vit, festat e Pashkëve dhe Ramazanit duhet që t’i festojmë në shtëpi.

“Këtë vit, festat e Pashkëve dhe Ramazanit do t’i bëjmë në shtëpi. Porositë e Pashkëve dhe të Ramazanit t’i dërgojmë prej në shtëpi. Nëpërmjet telefonit dhe familjes. Jo nëpër familje dhe mysafir. Me këtë nuk do të jemi më pak fetar, por me këtë do të shpëtojmë jetë. Askush nuk ka të drejtë ta rrezikojë jetën e tjetrit.  Qëndroni në shtëpi, tani heroizëm është që të qëndroni në shtëpi. Dilni vetëm nëse shkoni në punë apo për të kryer punë të paanulueshme. Edhe kur të dilni respektoni masat bazike për t’u mbrojtur”, tha Spasovski..

  • Në seancën e sotme, Qeveria ka marrë vendim që ora policore në vend, prej të mërkurën do të fillojë prej orës 16:00, ndërkaq do të mbarojë në ora 05:00 të mëngjesit.
  • Gjatë vikendit, ora policore do të jetë 24 orëshe, gjegjësisht do të fillojë të premten në ora 16:00, ndërkaq do të mbarojë të hënën në ora 05:00.
  • Për personat mbi 67 vjeç ndalohet lëvizja gjatë tërë ditëve të punës, nga e hëna deri të premten, përveç në periudhën prej 10:00 deri në orën 12:00.
  • Për të rinjtë deri në 18 vjeç ndalohet lëvizja gjatë tërë ditëve të punës, nga e hëna deri të premten, përveç në periudhën prej 13:00 deri në orën 15:00.
  • Për aktivitetet bujqësore, është e lejuar lëvizja në kuadër të territorit të fshatit, vetëm për nevojat e punës.
  • Barnatoret do të punojnë pa penguar, ndërkaq Ministria e Shëndetësisë do të përgatit plan për punë të pandalshme të institucioneve shëndetësore.
  • Përjashtimet për lëvizje vlejnë për policinë, armatën, punëtorët shëndetësorë, por edhe mjekët amë. Pa pengesë do të punojnë edhe marketet dhe restorantet të cilët kryejnë furnizim të produkteve, gjatë së cilës ata angazhimin do ta kryejnë pa pengesë.
  • Në vende publike është e ndaluar të jenë më shumë se dy persona, ndërsa lejohet prindi të jetë në grup më të madhe vetëm me fëmijët nën moshën 14-vjeçare.
  • Shtabet komunale në kuadër të aktivitetet të tyre duhet të organizojnë dërgesa të artikujve elementar deri te të moshuarit dhe të personat e grupeve të rrezikuara.

Spasovski gjatë konferencës për shtyp tha po hynë në një fazë kritike me koronavirusin. Sipas tij nuk dihet se sa do të zgjas dhe kur mund të përfundoj kjo çështje, por u shpreh se kulmi pritet në 2-3 javët e ardhshme. Ai tha se në fund ne do arrijmë ta ndalim këtë betejë por secili prej nesh duhet të bëjë betejën tonë. Dy ose tre javët e jashtme do të jetë piku 2000-2500.

{Jetojmë në kohën e një pandemi që deri më sot nuk e kemi parë ndonjëherë. Asnjë vend nuk arriti që të mbroj kufijtë e saj nga armiku. Virusi nuk njeh kufij dhe nuk zgjedh se kënd do të sulmoj, ai nuk njeh askënd. Pasojat ndaj ekonomisë nuk mund të llogariten. Numri i të prekurve arriti në 555 pacientë. Të përgatitur e pritëm virusin dhe disi e amortizuam goditjen”, deklaroi Spasovski.

“Po hyjmë në një një fazë ku presim sfidat më të mëdha. Kjo është sfidë për sistemin shëndetësorë por edhe për të gjithë ne. “Kërcënimi është i hatashëm ndaj të gjithë neve”, tha Spasovski.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button