MPB: 12 zyrtarë policorë janë të infektuar me virusin korona, 36 në vetëizolim

Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se deri më sot janë infektuar 12 të punësuar në MPB me virus korona, 36 janë në vetëizolim, ndërkaq janë dhënë edhe 14 urdhra për izolim të personave, njofton Portalb.mk.

“Për mbrojtjen e të punësuarve në MPB po merren të gjitha masat e domosdoshme për mbrojtjen e tyre personale, me pajisje mbrojtëse përkatëse, me qëllim që t’i kryejnë detyrat e punës. Në periudhën e kaluar është kryer dezinfektim në hapësirat e objekteve ku është konstatuar se kanë qëndruar të punësuarit e infektuar me virusi korona, ndërkaq do të bëhet edhe në të ardhmen pas çdo rasti eventual”, thonë nga MPB.

Ata gjithashtu shtojnë se sipas protokolleve, për këto raste, nga ana e epidemiologëve janë intervistuar edhe të punësuarit të cilët kanë qenë në kontakt me të prekurit dhe në bashkëpunim me ta do të konstatohet se për cilat persona do të jepen vendime për izolim dhe deklarata për vetëizolim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button