Tetovë, sot vetëm 1 i infektuar me virusin korona kurse dy persona kanë ndërruar jetë

Vetëm 1 rast i ri me virusin korona është evidentuar në Komunën e Tetovës, me këtë numri i të infektuarve në këtë komunë me rrethinë shkon në 30. Ndërkaq në këtë komunë sot kanë humbur jetë dy persona si pasojë e këtij virusi, me çka numri i personave që kanë ndërruar jetë shkon në 3, njofton Portalb.mk.

Nga testimet e bëra nga Instituti për Shëndet Publik në territorin e Komunës së Tetovës, vetëm një person ka rezultuar pozitiv ndaj këtij virusi dhe i njëjti po trajtohet, nga gjithsej 30 të infektuar në komunat e pollogut, gjendja është si vijon:

17 në Komunën e Tetovës (2 kanë ndërruar jetë)
5 në Komunën e Tearcës
4 në Komunën e Bërvenicës
2 në Komunën e Bogovinës (prej të cilëve 1 person ka ndërruar jetë)
1 në Komunën e Zhelinës
1 person nga Radovishi i cili dje nga Karantina Shtetërore në Kodrën e Diellit është transferuar në Radovish.

Nga Komuna e Tetovës apelojnë deri te qytetarët që kanë simptoma tipike të këtij virusi të informojnë në mënyrë të drejtë dhe korrekte për personat me të cilët kanë pasur kontakte kurse nga Banka Popullore kjo komunë kërkon që të marre masa konkrete që bankat komerciale të adaptojnë orarin e punës në këtë gjendje të jashtëzakonshme.

Nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB), Tetovë informuan se orari për lëvizje të kufizuar kryesisht respektohet nga qytetarët e komunës së Tetovës, kurse në 24 orët e fundit janë evidentuar 4 raste të qytetarëve që nuk kanë respektuar masat dhe rekomandimet e qeverisë, dhe ndaj tyre është ngritur procedure sipas nenit 206 tl Kodit Penal të RMV. Numri i personave me vendim për vetizolim në komunën e Tetovës është 13, kurse 121 persona janë me vendim për mbikëqyrje shëndetësore.

 

Ndryshe, numri i të infektuarve në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut është 555 kurse nga dita e mërkurë do të ketë ndryshime të orarit të orës policore, edhe atë gjatë ditëve të punës do të mund të lëvizet nga nga ora 05:00 deri në 16:00 kurse gjatë vikendit ora policore do të jetë 24 orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button