Prej të mërkurës, ora policore në tërë RMV-në do të jetë prej në 16, gjatë vikendit 24 orë

Maqedonia e Veriut prej të mërkurën do ta ashpërsojë lirinë e lëvizjes me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së virusit korona, njofton Portalb.mk.

Në seancën e sotme, Qeveria ka marrë vendim që ora policore në vend, prej të mërkurën do të fillojë prej orës 16:00, ndërkaq do të mbarojë në ora 05:00 të mëngjesit.

Gjatë vikendit, ora policore do të jetë 24 orëshe, gjegjësisht do të fillojë të premten në ora 16:00, ndërkaq do të mbarojë të hënën në ora 05:00.

Për personat mbi 67 vjeç ndalohet lëvizja gjatë tërë ditëve të punës, nga e hëna deri të premten, përveç në periudhën prej 10:00 deri në orën 12:00.

Për të rinjtë deri në 18 vjeç ndalohet lëvizja gjatë tërë ditëve të punës, nga e hëna deri të premten, përveç në periudhën prej 13:00 deri në orën 15:00.

Për aktivitetet bujqësore, është e lejuar lëvizja në kuadër të territorit të fshatit, vetëm për nevojat e punës.

Barnatoret do të punojnë pa penguar, ndërkaq Ministria e Shëndetësisë do të përgatit plan për punë të pandalshme të institucioneve shëndetësore.

Përjashtimet për lëvizje vlejnë për policinë, armatën, punëtorët shëndetësorë, por edhe mjekët amë. Pa pengesë do të punojnë edhe marketet dhe restorantet të cilët kryejnë furnizim të produkteve, gjatë së cilës ata angazhimin do ta kryejnë pa pengesë.

Pasi virusi korona në Maqedoninë e Veriut filloi të shpërndahet shpejt, si masë mbrojtëse kundër kësaj dy javë më herët edhe zyrtarisht u shpall ora policore në Maqedoninë e Veriut, e njëjta tashmë po pëson ndryshime edhe atë në gjithë territorin e shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button