ShBA ka ndarë donacion prej 1.1 mln euro për Maqedoninë e Veriut, për luftën kundër virusit korona

Qeveria amerikane ka ndarë 1.1 milion euro për parandalimin e përhapjes së epidemisë së COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Shkup, njofton Portalb.mk.

Përmes USAID, ShBA ka siguruar këto para për OBSh-në dhe UNICEF-in, që të implementojnë aktivitete për mbështetjen e përpjekjeve të vendit që të ballafaqohet me virusin korona.

USAID-i, koordinohet me Qeverinë e vendit, faktorët humanitar ndërkombëtar dhe aktorët tjerë që të identifikojnë fushat prioritare për investim.

“Në këtë periudhë të pasigurisë, puna e përbashkët është më e rëndësishme se kurdoherë. Unë jam e bindur se, mbështetja e siguruar me këtë pako për ndihmë, do të kontribut të rëndësishëm në luftën e Maqedonisë së Veriut kundër COVID-19”, tha ambasadorja amerikane në Shkup, Kejt Bërns.

Me këtë donacion, qeveria amerikane do të mbështesë përforcimin e laboratorëve për testim masiv, mbikqyrje dhe përgjigje të shpejtë për gjetjen e rasteve të infektuar dhe ndjekjen e kontakteve të tyre, edukimin e njerëzve për hapat që mund t’i bëjnë për parandalim të përhapjes së virusit përmes fushatave specifike mediatike, menaxhim të rasteve përmes përforcimit të kujdesit spitalor dhe ulje të rrezikut për transmetim të sëmundjes te të tjerët si dhe parandalim të infektimit në institucionet shëndetësore.

Nga ambasada kanë shtuar se, në 20 vitet e kaluara, ambasada amerikane ka investuar pothuajse 11,5 milionë dollarë vetëm në shëndetësi dhe mbi 738 milionë dollarë në ndihmën e përgjithshme për Maqedoninë e Veriut.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button