Si të përgatitësh në shtëpi kafe franceze, shija e veçantë e aristokratëve

Kafja franceze është një lloj e kafes e cila ka një shije të veçantë dhe sidomos për njerëzit që nuk e preferojnë kafen ekspres, kjo është një alternativë mjaft e mirë. Mund ta përgatitësh në shtëpi dhe do të të shijojë shumë, shkruan Class.

Ja receta:

Përbërësit:

1 lugë kafe (sasinë e zakonshme të kafes)

1 lugë lëkurë portokalli të grirë imët

1/2 lugë çaji kanellë

1/4 lugë çaji arrë hindi

4-5 karafila të plotë (ose edhe të grirë)

.

Përgatitja:

Përzieji bashkë të gjithë përbërësit (pa portokallin dhe lëri të ziejnë për pak minuta në zjarr të ngadaltë. Lëkurën e portokallit vendose në fund të filxhanit. Shto kafen dhe sheqerin sipas dëshirës. Në fund, spërkate me kanellë dhe arra hindi (edhe vetëm me kanellë ka shije të mirë).

Ju bëftë mirë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button