Edhe një mandat për Ixhet Memetin

Sot, në seancën në të cilën u miratua Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2013, Kuvendi i RM-së rizgjodhi Ixhet Memetin në krye të institucionit të Avokatit të Popullit.

Për vazhdimin e mandatit të tij tetëvjeçar votuan vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa munguan ata të opozitës.

Memeti u zgjodh për herë të parë në këtë detyrë në vitin 2004. Deri atëherë, ai ushtronte detyrën e ministrit të Drejtësisë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button