Këtu janë tetë shenjat që tregojnë se trupi ka luftuar me koronavirusin, ndërsa nuk keni qenë të vetëdijshëm për këtë

Koronavirusi mund të paktën siç pretendojnë ekspertët ditët e fundit, ta keni përjetuar. Ekspertët thonë se ekziston mundësia që disa njerëz të kenë kontraktuar virusin përpara se të fillonte zyrtarisht epidemia. Nëse keni pasur forma të lehta të këtyre simptomave, me siguri keni mundur me sukses vetë virusin, shkruan Panacea.mk.

INFEKSIONI I SYVE 

Hulumtimi i ri ka treguar se infeksion në sy, siç është konjunktiviti, mund të jetë simptomë e COVID-19.

“Është i njohur fakti se çdo infeksion i traktit të sipërm respirator mund të rezultojë me konjunktivitin viral, si ndërlikim sekondar, gjë që ndodh edhe te COVID-19”, thanë studiuesit.

Megjithatë, ata shtuan se nuk ka gjasa që një person i infektuar të ketë konjunktivitin si simptomën të vetme, por me siguri do të pasohet nga ethet, kolla e thatë ose ndonjë simptomë tjetër.

KOLLA E THATË

Një nga simptomat më të zakonshme dhe të njohura të koronavirusit është kolla e thatë.

LODHJA MENTALE

Edhe pse nuk njihet zyrtarisht si simptomë e koronavirusit, disa pacientë të infektuar e kanë raportuar atë si simptomë.

TEMPERATURA

Përveç kollës së thatë, ky është treguesi më i madh i koronavirusit.

VËSHTIRËSI NË FRYMËMARRJE

Ndjenja e presionit në gjoks dhe pamundësia për të marrë frymë thellë, gjithashtu shfaqen si simptoma të COVID-19.

.

HUMBJA E NDJENJËS SË TË NUHATURIT DHE SHIJES

Kohëve të fundit shoqata britanike e otorinolaringologëve paralajmëroi se humbja e ndjenjës së të nuhaturit dhe shijes mund të jetë simptomë e virusit.

PROBLEME ME STOMAKUN

Është raportuar se nga 204 personat e infektuar që morën pjesë në hulumtim, 48.5% e tyre kanë raportuar diarrenë si simptomë.

LODHJA FIZIKE

Një tjetër simptomë e COVID-19, e cila paraqitet edhe gjatë ftohjes, gripit dhe një numër virusesh tjera, është lodhja dhe rraskapitja.

Organizmi i shëndetshëm me imunitet të fortë është në gjendje të luftojë vetë formën e lehtë të këtij virusi, pa vërejtur se e keni pasur atë. Sidoqoftë, është mirë që në çdo rast t’i përmbaheni të gjitha masave të mbrojtjes dhe të izolimit, pasi nuk ka asnjë provë që mund të tregojë nëse keni qenë infektuar më parë me virusin, dmth., nëse e keni pasur atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button