RMV, Thaçi kërkon nga Qeveria që të punësojë me vendime pune mjekët dhe teknikët medicinal

Kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi, në koferencën e sotme për media në lidhje me situatën me virusin korona, kërkoi që të gjithë mjekët dhe teknikët medicinal të punësohen me vendime pune, njofton Portalb.mk.

Thaçi tha se, këtë propozim do t’ia adresoj Qeverisë në mbledhje, nëpërmjet ministrit të PDSh-së, Bardhyl Dauti.

“Qeveria urgjentisht të mundësojë të punësohen me vendim pune të gjithë mjekët e diplomuar, stomatolog, infermierë, motra medicinale të cilët janë të papunësuar. Dhe nëqoftëse ka implikime buxhetore për të realizuar këtë, të ndërpriten të gjitha kontratat në vepër personave të cilët janë angazhuar para kampanjës zgjedhore”, deklaroi Thaçi.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi dje se janë regjistruar edhe 72 raste të reja të virusit korona në vend. Ndërkohë, sot kanë ndërruar jetë dy pacientë me virusin korona, edhe atë një pacient nga Tetova dhe një Koçani. Lajmin për vdekjen e pacientit nga Tetova e ka konfirmuar vajza e të ndjerit, ndërkaq për atë nga Koçani e ka konfirmuar kryetari i Komunës. Ministria e Shëndetësisë pritet që të kumtojë për të njëjtin gjatë konferencës së rregullt për shtyp, ku do të dalin edhe shifra të reja të të infektuarëve.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button