Kur vdekjes i shihet pa nevojë “në dhëmbë”

Burimi: KriThink 

Në galaktikën “infodemike”, për çdo ditë plasohen jo vetëm lajme të rreme, por që është ndoshta edhe shumë më e papërgjegjshme, lajme fantazmagorike, pa ndonjë mbështetje eksperte. Lajmet e tilla, kufiri i të cilave është vetëm “qielli”, janë substanca e rritjes eksponenciale të “infodemisë”.

Një lajm i tillë u plasua në një portal serb, dhe menjëherë pastaj u transmetua edhe në një portali maqedonas. Sikur situata të mos ishte tragjike, atëherë ndoshta do të ishte interesante për shkak të shpejtësisë së transmetimit të lajmit. Në portalin serb, lajmi është publikuar në 2 prill 2020, në orën 11:49, ndërsa në portalin maqedonas më 2 prill 2020. në orën 12:36. Pas vetëm 47 minutash!

Foto nga recensioni

Linku deri te artikulli origjinal: Mjekët rusë në Lombardi kanë hasur në mister – njerëzit kanë vdekur nga koronavirusi, por në një mënyrë shumë të çuditshme

Data dhe koha e publikimit: 2.4.2020

Data e recensionit: 3.4.2020

Recenzues: Stojan Sinadinov

Megjithatë, madje edhe në atë lajm të shkurtër, gjatë nxitimit për ta publikuar, është gabuar emri i burimit të informacionit, pa e shënuar linkun deri te burimi: Në portalin serb përmendet ueb-faqja ruse “Moskovski Komsomolec”, ndërsa në portalin maqedonas është përmendur agjensia RIA Novosti, e cila në të vërtetë e ka transmetuar shkrimin e “Moskovski Komsomolec”.

Sidoqoftë, teksti origjinal përqendrohet në shënimin e aktivitetit të ekipeve të profesionistëve mjekësorë rusë, të cilët u ndihmojnë shërbimeve shëndetësore italiane në përballjen me pasojat tragjike të pandemisë së koronavirusit. Dhe një vërejtje shtesë se në qytetin Gromo, ku punojnë mjekët vullnetarë, duke i përfshirë edhe ata të Federatës Ruse, joformalisht janë vërejtur disa raste të pacientëve me koronavirus të cilët thjesht kanë rënë në gjumë dhe kanë vdekur. Ndërsa paraprakisht, siç thuhet, para vdekjes nuk kanë pasur simptoma serioze të sëmundjes.

Mirëpo, në paragrafin e ardhshëm thuhet se ato raste janë regjistruar në pansionin për të moshuarit “San Lorenco” në Gromo. Dhe nga një tekst, i cili në thelb është një (gjysmë)raport propagandues se si mjekët vullnetarë rusë kryejnë pastrimin antiseptik të korridoreve, dhomave dhe të dhomës së ngrënies së pansionit, si dhe të rrugëve të qytetit fqinj Valbondione, portali ka nxjerrë një titull bombastik: “KY ËSHTË NJË LAJM I TMERRSHËM NGA ITALIA: Mjekët kanë zbuluar raste të reja të çuditshme të vdekjes nga korona!”

Portali maqedonas pak e ka zbutur intensitetin e titullit që shkakton panik: “Mjekët rusë në Lombardi kanë hasur në mister – njerëzit kanë vdekur nga koronavirusi, por në një mënyrë shumë të çuditshme”.

Teksti origjinal i “Moskovski Komsomolec” askund nuk thotë se bëhet fjalë për fakte mjekësore të konstatuara në mënyrë profesionale mjekësore si rezultat i analizave serioze. Siç do të thuhej, bëhet fjalë për persona të moshuar, të cilët – nëse mund ta zgjedhim gradimin e “lehtësisë” së vdekjes – kanë vdekur  “në gjumë”.

Megjithatë, është e papranueshme kur vdekjes  i “shihet në dhëmbë”, dhe paniku rritet përmes manipulimit të gjoja mutacioneve të frikshme dhe akoma të panjohura të sëmundjes së koronavirusit.

Si koronavirusi, ashtu edhe pasojat vdekjeprurëse të pandemisë janë mjaft të tmerrshme dhe tragjike.

 

Ky artikull është pjesë e raportimit special të “Krithink”-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button