Filipçe: 3 persona kanë ndërruar jetë nga virusi korona, 15 raste të reja

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencë për shtyp njoftoi se në Maqedoninë e Veriut gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar 3 vdekje të reja nga virusi korona, dhe 15 raste të reja pozitiv ndaj COVID-19. Me këtë, numri i të vdekurve nga virusi korona ka arritur në 21, ndërkaq i të infektuarve në 570, njofton Portalb.mk.

Ministri njoftoi se janë shëruar edhe 4 persona tjerë, me çka numri i të shëruarve ka arritur në 27.

Viktimat janë një 40-vjeçar nga Koçani, dhe dy nga Tetova; një 65-vjeçar dhe një 69-vjeçar.

Vajza e 69-të vjeçarit që ka ndërruar jetë ka kërkuar hetim për vdekjen e babait të saj.

“Mbrëmë ndërroi jetë babai im. Shpresoj se do të kryeni hetim Venko Filipçe dhe Ministria e Shëndetësisë për këtë rast dhe do të jepni njoftim”, ka shkruar në Tuiter vajza e të ndjerit, Natasha Apostoloska.

Ky është pacienti i parë i regjistruar me virus korona në Tetovë, i cili u diagnostikua më 26 mars.

Pacienti në fjalë, ka qenë i vendosur prej 9 deri më 23 mars në Entin e Rehabilitimit në Kozle të Shkupit. Pacienti ka qenë në gjendje të palëvizshme dhe vetëm njëherë ka pasur vizitë, por dyshimet për virusin korona kur pacientit i është ngritur temperatura dhe i është bërë testim, i cili ka dalë pozitiv.

“Pacienti ka qëndruar atje dy javë, pasi që nuk ka mundur të lëvizë dhe ka pasur vetëm një vizitë. Pas lëshimit nga Spitali është testuar. Pasi që ka dalë pozitiv në test është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup”, tha Filipçe, konferencën për shtyp të 26 marsit.

Në pyetjen e Portalb.mk, se si e ka marrë virusin korona pacienti kur ai ka qenë në gjendje të palëvizshme prej vitit të kaluar, Filipçe u përgjigj se po punojnë në rastin, por megjithatë ai tha se ka pasur një vizitë.

“Pacienti ka qenë i palëvizshëm, por megjithatë ka pasur vizitë, nëse nuk do të kishte pasur vizitë do të ishte interesante se prej ku e ka marrë virusin. Informata më të detajuara do të marrim nesër”, tha Filipçe.

Ministri nuk iu përgjigj pyetjeve të Portalb.mk se si ka mundësi që nuk është testuar menjëherë sapo ka pasur simptoma, të dielën, por të nesërmen i është dhënë udhëzim për në Gastrologji, dhe më pas e kanë lëshuar në shtëpi, në Tetovë?

Pacienti nga Koçani

Në Klinikën e Shkupit ka ndërruar jetë një banor I Koçanit, i cili vlerësohet se ka qenë i infektuari i parë me virus korona nga ky qytet.

Familja është në izolim, ata kanë kërkuar ndihmë nga komuna, pasi që më të afërmit nuk guxojnë të dalin jashtë shtëpisë.

Komuna e Koçanit ka paralajmëruar se do të organizojë transportim të trupit të të ndjerit nga Shkupi dhe varrimi do të bëhet sipas rekomandimeve të autoriteteve, pa zakone tradicionale të varrimit.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button