Berisha kërkon kthimin në atdhe të eshtrave të Sami Frashërit

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar sot se do t’i kërkojë qeverisë të shtyjë me tre muaj afatin e funksionimit të komitetit për 100 vetorin e Pavarësisë. Në mbledhjen e këtij komiteti, duke deklaruar gjithë festimet madhështore për 100 vjetorin e pavarësisë, Berisha ka theksuar se mbetën ende detyra pa u realizuar, si Muzeu i Spaçit, puna për martirët e besimit në zot, apo për studentët e dhjetorit ’90.

“Me gjithë përpjekjet tona për të përmbushur plotësisht detyrimet mbetet punë për t’u bërë dhe unë me miratimin tuaj do t’i kërkojë qeverisë të zgjasë afatin e këtij komiteti dhe për tre muajt që vijnë. Më pas vendi hyn në fushatë elektorale. Por janë për tu dhënë përgjigje disa problemeve që në Komitet ramë dakord. Muzeu i Spaçit, duhet detyrimisht të ndërtohet në homazh të pjesës më të dhimbshme të historisë sonë, të barbarisë së luftës së klasave që përjetuan shqiptarët”- tha Berisha.

Ai ka theksuar se duhet te bëhet gjithçka për kthimin e eshtrave të Sami Frashërit në Atdhe. “Rikthimi i eshtrave të Sami Frashërit në Shqipëri, ai është gjeni i doktrinës së Shqipërisë perëndimore. Libri i tij është dokumenti themelor i të sotmes dhe të ardhmes shqiptare. problemi është pak i komplikuar se ka familjare të vet, të suksesshëm ne fushat ku punojnë”- tha Berisha./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button