Heronjtë e heshtur në luftën kundër Kovid-19: Shpëtojnë jetë me printerë 3D

Mesazhet pasojnë nga minuta në minutë: “Shumë faleminderit për vizirët, IPSh St. Panteleimon! “,” Ja sa kanë mbërritur vizirët në Institutin e mjekësisë profesionale, faleminderit shumë për Bojan Trajkovski, Nenad Llazarov dhe djemtë nga 3D Print! “,” Djema, jeni të shkëlqyeshëm! “. Në Facebook grupin 3D Printim i pajisjeve mjekësore, këto ditë vazhdimisht arrijnë informacione të reja në lidhje me vizirët e dorëzuar mbrojtës, të cilat vullnetarët, të mbledhur rreth idesë për të bërë pajisje mbrojtëse për personelin mjekësor në vend, shpërndarjen aty ku është më së shumti e nevojshme, por edhe fjalë të mirënjohjes nga ata që ata tashmë i kanë marrë ato, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Administratorët e grupit po bëjnë përpjekje që t’iu shpjegojnë më shumë se 20.000 anëtarëve se ata kanë paguar mjaft donacione sepse janë mbledhur më shumë se 600.000 denarë, më shumë se sa të mjaftueshme për të bërë vizirë për të gjithë personelin mjekësorë në vend.

Ndërkohë që nevojat janë të mëdha. Derisa numri i pacientëve dhe personave të infektuar rishtas, të cilët trajtohen si të infektuar ose testohen për koronavirus rritet, ashtu rritet edhe numri i personelit mjekësor, mjekëve dhe personelit ndihmës mjekësor që janë infektuar me Kovid 19. Të dhënat e fundit në kohën e shkrimit të këtij teksti thonë se në vend ka 52 punonjës shëndetësorë të sëmurë, 34 prej të cilëve janë infektuar në vendin e tyre të punës.

Bëhet fjalë për një grup entuziastësh, të cilët kanë vendosur që drejtpërdrejt t’i ndihmojnë të gjithë personelit mjekësorë në vend duke prodhuar vizirë me ndihmë të 3D Printerëve. Grupi është drejtuar te disa individë dhe ndërmarrje të cilat merren me printim e 3D teknikë, prej të cilëve kanë kërkuar burime të materialeve të nevojshme për të prodhuar vizirë sigurie, si dhe vullnetarë për të ndihmuar në shpërndarjen e maskave ​​mbrojtëse. Idenë e përkrahëm shumë, si individë ashtu edhe kompani,.

“Ideja u shfaq 12 ditë më parë, dhe iniciatori është kolegu im, doktori ortoped Aleksandar Karevski, i cili përveç profesionit të tij si mjek, privatisht është i angazhuar edhe me 3D printim. Ideja ishte që të krijonim një grup në të cilin do të përpiqeshim të kombinonim mjekësinë, 3D printimin dhe inxhinierinë për të shpikur ndonjë që të ndihmojmë në mënyrë konkrete kolegëve të cilët, në plot kuptimin e fjalës, qëndrojnë në vijat e mbrojtjes në betejën me epideminë”, tha Bojan Trajkovski. i cili është edhe themelues edhe administratori i Grupit 3D Printim i pajisjeve mjekësore.

Ata kishin menduar se ideja nuk do të tërhiqte vëmendje të madhe dhe se nuk do të kishte më shumë se 200-300 njerëz.

“Ajo që ndodhi pas vetëm disa ditësh i tejkaloi të gjitha parashikimet dhe pritshmëritë tona”, tha Trajkovski.

Ata së pari zhvilluan disa prototipa, të cilat më pas u testuan për të parë se cili prej tyre plotësonte protokollet e sigurisë në mjekësi, për të kontrolluar se cilat mund të sterilizoheshin siç duhet, nëse ishin toksike dhe për të përcaktuar materialin që i përshtatet më së miri.

“Deshëm të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme në rrethanat e dhëna, kur mjekët dhe personeli mjekësor kanë nevojë për barrierë mbrojtëse kryesisht në fytyrë, ndërsa e dimë se virusi hyn përmes gojës, hundës dhe syve. Ndihma është e domosdoshme për e kolegët tanë”, thotë Bojan Trajkovski, duke theksuar se çdo punonjës shëndetësor i cili do të sëmuret nga Kovid-19 do të thotë “përkeqësim i nivelit të kujdesit shëndetësor për të paktën 100 pacientë të ardhshëm “.

Me ndihmën e qytetarëve përmes donacioneve nga kompanitë dhe individët që kanë 3D printerë, deri më tani janë bërë dhe shpërndarë mbi 2.600 vizirë mbrojtës.

Siç thonë ata, ata planifikojnë të bëjnë midis 7.000 dhe 15.000 copë, varësisht nga nevojat që do të paraqiten. Por, ata theksojnë se ata nuk do të ndalen këtu, sepse ka njerëz të tjerë të angazhuar profesionalisht në kuadër dhe rreth sistemit shëndetësor, të cilët çdo ditë janë të ekspozuar ndaj rrezikut të infeksionit me koronavirus.

Sipas Bojanit, heronjtë e heshtur të kësaj historie janë njerëzit e mbledhur rreth pajisjeve mjekësore të shtypura në 3D.

“Ata vetë ofruan të përfshihen pa ndonjë kompensim, duke përdorur materialet dhe burimet që ata kishin,” tha Trajkovski.

Por, kur u bë e qartë se shkalla e epidemisë ishte shumë më e madhe nga sa pritej fillimisht, duke e rritur nevojën për të mbrojtur punonjësit në objektet mjekësore, ata kërkuan nga qytetarët të dhurojnë, kush sa mundet. Këtu ata u përballën me befasinë e dytë të madhe dhe të këndshme: në kohë rekord ata mblodhën të gjitha fondet e nevojshme, madje arritën deri në atë pikë sa u duhej të kërkojnë prej njerëzve që të ndalonin me donacione.

“Humaniteti dhe dëshira për të ndihmuar i tejkaluan të gjitha shpresat dhe pritshmëritë tona”, tha Bojan Trajkovski, i cili, së bashku me kolegët Nenad Llazarov, Aleksandar Karevski dhe Borislav Kallkovaliev, janë anëtarë të Asociacionit të mjekëve dhe specializantëve të rinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button