Pakistani konfirmon njohjen e Kosovës

Qeveria e Pakistanit ka konfirmuar njohjen e Republikës së Kosovës, shtet të pavarur e sovran.

Vendimi për njohjen e shtetit të Kosovës thuhet se është bërë në përputhje me aspiratat e popullit të Kosovës.

Kështu bëhet e ditur në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit.

Ndërkaq, edhe Ministria e Jashtme e Kosovës konfirmon për Telegrafin njohjen e shtetit nga Pakistani.

MPJ bën të ditur se tashmë shumë shpejt presin edhe arritjen e notës verbale.

Zyrtarë të MPJ-së njoftuan se presin ndërmarrjen e hapave tjerë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Në ueb-faqen e Ministrisë së Jashtme të Pakistani bëhet e ditur se Qeveria e Pakistanit ka vendosur të akreditojë ambasadorin e saj në Republikën e Turqisë si ambasador jorezident i Republikës Islamike të Pakistanit në Republikën e Kosovës.

Ndryshe, ditë më parë gazetarë pakistanezë kanë raportuar se Pakistani është pajtuar për njohjen zyrtare të shtetit të pavarur të Kosovës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button