Gjatë 24 orëve të fundit, orën policore nuk e kanë respektuar 72 persona

Gjatë 24 orëve të kaluara në shtet 72 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me ç’rast janë arrestuar 59 persona, ndërsa për të tjerët vijojnë masa adekuate.

Sipas statistikës së MPB-së, për 88 persona janë marrë vendime për izolim, ndërsa 55 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

“Nëpunësit policor kanë kryer kontrolle te personat në izolim dhe vetizolim, me ç’rast nuk janë evidentuar persona, të cilët nuk i kanë respektuar masat për izolim dhe vetizolim”, informojnë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button