VMRO-DPMNE detyroi administratorët të dalin në protestë

Nga burime brenda institucioneve shtetërore të udhëhequra nga kuadro të VMRO DPMNE-së të gjithë të punësuarve në administratë i është urdhëruar të dalin në protesta kundër opozitës, mëson Alsat-M.

Protestuesit kundër opozitës kanë demoluar disa seli të LSDM-së duke gjuajtur me shishe xhami dhe me mjete tjera të forta.

Po ashtu një qytetar nga Berova është lënduar me gurë në kokë në protestën e sotme para Kuvendit. Janë lënduar edhe disa persona tjerë të cilët protestojnë para kuvendit ndër të cilëve u gjet një shkupjan 70 vjeç i cili u lëndua me gurë në këmbë, ndërsa një simpatizues tjetër i LSDM-së u rrah sepse mbante flamurin e kësaj partie.

Portali Libertas bën të ditur se policia ka rrahur protestuesit e LSDM-së të cilët të revoltuar janë nisur drejt mbështetësve të qeverisë.

Në ndërkohë në parlament, BDI dhe VMRO miratuan buxhetin ndërsa janë rrahur deputetët ndërmjet vete. Të lënduar janë deputetet e LSDM-së Biljana Kazanxhiska, Vesna Bendevska, dhe një tjetër. Rrahjet dhe fjalosjet mes deputetëve opozitarë dhe të qeverisë janë kapur në video nga gazetarët e Portalb.

Po ashtu bëhet e ditur se policia dhe sigurimi i parlamentit ka përjashtuar gazetarët nga salla e Kuvendit. Disa gazetarë janë tërhequr me forcë nga ana e sigurimit të Kuvendit, dhe për këtë ka reaguar edhe kryetari i  shoqatës së gazetarëve Naser Selmani, duke i cilësuar ngjarjet e sotshme si orvatje e qeverisë të përleshet me gazetarët , dhe se me këtë e përcollën imazhin e vërtetë të Maqedonisë.

Vetëm Ministria e Mjedisit ka demantuar se punonjësit e saj kanë dalë në protesta.

“Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor rreptësisht e demanton informatën e plasuar nga disa media se e Gjithë Ministria e Mjedisit Jetësor ka marrë urdhërin që ti lëshoj vendet e punës dhe të bashkangjitet kundër demonstruesëve para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Ky është vetëm një manipulim me të cilin disa media dëshirojnë që ta diskreditojnë punën e Ministrisë e që kjo të shfrytëzohet për qëllime të politikës ditore. Për këtë arsye edhe njëherë potencojmë se deklaratat e këtilla e dëmtojnë renomen e  Ministrisë dhe të të punësuarëve të cilët janë profesional në obligimet e tyre”, thuhet në komunikatën e MJPH./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button