Shërbimet profesionale të ish PSP-së do t’i marrin pagat e mbetura, hetuesit duhet të zgjedhin mes MPB-së dhe Prokurorisë

Shërbimet profesionale të ish Prokurorisë Speciale Publike (PSP), të cilët kishin përgatitur padi kundër shtetit për pagat e mbetura, kanë marrë mjete nga Qeveria me dekretin që është miratuar më 2 prill, njofton Portalb.mk.

Qeveria ka miratuar mjete që të mundet prokurori shtetëror, Lubomir Joveski t’i paguajë borxhet për rrymë, ujë, ngrohje, telefon dhe internet në ndërtesën e PSP-së, që të mënjanohen paditë edhe nga këto kompani.

“Qeveria miratoi dekret me fuqi të ligjit me të cilin rregullohen disa çështje të hapura, të cilat kanë të bëjnë me PSP-në, ndërkaq për momentin ekziston hapësirë juridike pasi që Ligji i ri për Prokurori Publike ende nuk ka hyrë në fuqi. Dekreti me fuqi të ligjit i rregullon çështjet në pajtueshmëri me ligjin e ri për Prokurori Publike i cili duhet që të fillojë të zbatohet prej 30 qershorit të vitit 2020, kur PSP do të ndalojë së ekzistuari, ndërkaq deri atëherë shteti do të duhet që patjetër t’i tejkalojë disa gjendje juridike. Rikujtojmë se të gjithë prokurorët e PSP-së janë kthyer në prokuroritë amë prej ku kanë ardhur. Në PSP ka të punësuar shërbime profesionale, si zyrtarët prokurorial dhe personeli ndihmës-teknik, të cilët kanë pasur marrëveshje të rëndësishme për punësim dhe këto nxjerrin pasoja juridike”, kumtoi Qeveria.

Nëse shteti lejon që këto harxhimet të paguhen nëpërmjet rrugës gjyqësor, në atë rast mjetet të cilat do të paguhen nga Buxheti do të jenë shumë më të mëdha për shkak të kamatave, harxhimeve gjyqësore dhe harxhimet për avokatë, thonë nga Qeveria.

“Assesi nuk bëhet fjalë për mjete të reja ose shtesë, por bëhet fjalë për mjete të planifikuara të cilët kanë të bëjnë me rrogat e shërbimeve profesionale dhe të harxhimeve komunale të vazhdueshme, dhe jo për prokurorët të cilët janë shpërndarë në prokuroritë tjetër ku realizojnë rrogë”, precizohet në kumtesën e cila doli pas akuzave të shumta të VMRO-DPMNE-së se Qeveria në kohë të krizës me pandeminë, i jep para PSP-së.

Tani, shërbimi profesional i PSP-së ka nënshkrues, dhe kushdo prej tyre mund të japë edhe dorëheqje, që deri më tani nuk ka pasur mundësi. Hetuesit, do të munden të kthehen në MPB, prej ku kanë ardhur, ndërkaq mund të shpërndahen edhe në prokurori tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button