Vetëm 11% e noterëve në Maqedoni janë shqiptarë

Vetëm 11 % nga numrit i përgjithshëm të noterëve në Maqedoni janë shqiptarë. Kështu thonë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë për numrin e noterëve shqiptarë.

Ministri i drejtësisë, Blerim Bexheti i cili sot ndau licenca për tre noterë të rinj, tha se vetëm 20 janë shqiptarë.

‘Për rajonin e qytetit të Shkupit për noter janë emëruar Mahir Zyberi, Metodija Ristovski dhe Irfan Tahiri. Shqiptarë janë gjithsej 20, por ka vend edhe për 40 noterë të rinj, në konkurset e parapara për të ardhmen”, tha Bexheti.

Ndryshe, me tre noterët e emëruar sot, numri i përgjithshëm i noterëve të cilët do të kryejnë detyrën e noterit në nivel republikan arrin shifrën prej 178 noterë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button