Gati dhjetë përqind e të infektuarve në vend janë punonjës shëndetësorë

Numri i punonjësve shëndetësorë të infektuar nga koronavirusi , në vend, është në rritje. Siç bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp, 52 punonjës shëndetësorë janë infektuar me virus deri më tani, nga të cilët 34 janë në gjendje ambulatore, njofton NOVA TV, transmeton Portalb.mk.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve në vend, që deri më tani është 555, 9.5 përqind janë punonjës shëndetësorë, tha ministri.

“Kudo në botë , ashtu edhe te ne, ka punonjës shëndetësorë të sëmurë. Numri i përgjithshëm është 52, nga të cilët 34 janë të infektuar në kushte spitalore dhe ambulatore. Këta janë njerëz që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët çdo ditë”, tha ministri Filipçe.

Dy mjekë kanë mbërritur tashmë në Kumanovë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, një nga Shkupi dhe një nga Shtipi, të cilët po bashkërendojnë punën.

Ju bëj thirrje kolegëve të mi, theksoi Filipçe, maksimalisht t’i respektojnë protokollet, që të mbrohen në vendin e punës, por edhe jashtë.

“Ata duhet të jenë vazhdimisht të kujdesshëm, sepse roli i punonjësve shëndetësorë ka rëndësi parësore në këtë moment për vendin. Shëndeti i kombit dhe shumë jetë varen prej tyre”, tha Filipçe.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button