Kriza e koronës nuk do të anulojë instalimin dhe aplikimin e vëzhgimit me video në autostradën Korridori 10

Epidemia e koronavirusit në vendin tonë nuk do të anulojë realizimin e projektit për instalimin e Sistemit të Transportit Inteligjent (STI) në autostradën përgjatë Korridorit 10. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kanë paralajmëruar shtyrjen e shpalljes së tenderit për përzgjedhje të kontraktuesit, kështu që në vend se kah mesi i këtij viti, tenderi do të shpallet deri në fund të vitit 2020. Nga kjo ministri për “Meta.mk” thonë se për momentin po përgatitet dokumentacioni i tenderit për këtë projekt, Portalb.mk.

– Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2020, është planifikuar të angazhohet një Konsulent për implementimin e direktivave përkatëse të BE-së dhe përgatitjen e një strategjie për mirëmbajtjen e STI pajisjeve – theksojnë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Sistemi inteligjent i transportit parashikon instalimin e kamerave të vëzhgimit me video përgjatë autostradës, stacioneve meteorologjike, shenjave elektronike dhe telefonave SOS në autostradën nga Tabanovc deri në Gjevgjeli. Projekti që kap shumën 18,6 milionë euro duhet t’iu lejojë shoferëve që në kohë reale të informohen për kushtet e motit në rrugë, kufijtë e mundshëm të shpejtësisë dhe ndërprerjet e trafikut.

Përmes dy qendrave të kontrollit të Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore në Petrovec dhe Negotinë, do të jetë e mundur të monitorohet trafiku dhe kushtet e motit në rrugë gjatë 24 orëve, por edhe të veprohet shpejt në rastet e emergjencave në autostradë. Qëllimi kryesor i sistemit të ardhshëm të komunikimit-informacionit për kontroll dhe menaxhim të trafikut është rritja e sigurisë në komunikacion dhe zvogëlimi i numrit të aksidenteve në trafik me pasoja fatale në Korridorin 10.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button