Mijëra mjekë në Gjermani të infektuar me koronavirus

Sipas institutit “Robert Koh” në Gjermani me koronavirus janë infektuar 2.300 mjekë dhe personel mjekësor, ndërsa ky numër mund të jetë më i madh, njofton MIA.

“Supozohet se nuk janë regjistruar të gjitha rastet”, kumton Instituti si përgjigje në pyetjet e “Zidojçe Catung”, televizionet  NDR dhe VDR.

Këto të dhëna i përfshijnë vetëm të punësuarit nëpër spitale, e jo edhe në ordinancat mjekësore, laboratorë, shtëpitë për të moshuar dhe ambulanca.

Krahas kërkesave të shumta për qasje deri te informacionet nga interesi publik, gazetarët në këto tre media nuk kanë arritur ta konfirmojnë numrin e saktë të punonjësve të infektuar mjekësor, sepse autoritetet lokale nuk kanë evidencë të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button