Mbi 1,2 milion raste me COVID-19 në gjithë botën

Më shumë se 1,2 milion raste me koronavirus (COVID-19) janë konfirmuar në gjithë botën, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 64.774 persona kanë vdekur pas infektimit me virusin, ndërsa 246.893 janë shëruar pas trajtimit.

Që nga shfaqja në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën.

SHBA është kthyer në vendin me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara me koronavirus, gjithsej 312.146.

Megjithatë, Italia ka numrin më të madh të vdekjeve nga virusi, me 15.362, e ndjekur nga Spanja me 11.947 viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button