Ademi: Arsimi online është zgjidhje sistematike dhe ka mekanizma për kontrollimin e shkollave
Arsimi online është zgjidhje sistematike dhe ka mekanizëm për kontroll të shkollave. Internet do të ketë për gjithë nxënësit dhe me ndihmën e donatorëve do të ndihmohen edhe ata nxënës që nuk kanë pajisje TI, thotë ministri i Arsimit i Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.
Ministri sqaron se vendimet e miratuara të Qeverisë parashikojnë që mësimi në distancë ose mësimi nga shtëpia përmes mjeteve elektronike të komunikimit organizohet dhe duhet të sigurohet komunikim dhe shkëmbimi i dyanshëm i të dhënave, transmeton MIA.
“Kjo do të thotë që procesi arsimor të organizohet në mënyrë pa praninë fizike të palëve të përfshira në këtë proces. Konkretisht mendojmë për platforma të video-konferencave, postën elektronike dhe çdo mjet tjetër të komunikimit elektronik”, thotë ministri.
Vlerëson se bëhet fjalë për zgjidhje sistematike, por për modelin dhe opsionet përmes cilave mjete për komunikim elektronik do të organizohet mësimi thotë se është më e përshtatshme që të përcaktohen nga vetë shkollat, sepse para se të miratohen vendimet u rekomandohej të gjithë institucioneve arsimore të organizojnë mësim online.
“Ka pasur rezistencë, apelime, kritika, se nuk ka bazë ligjore, kjo është arsyeja pse kemi sjellë vendime dhe tani mësimi online është proces arsimor formal, jo joformal. Dhe duke pasur parasysh që ka më shumë platforma, vetë shkollat të përcaktohen se me cilën platformë do të punojnë, por kjo është zgjidhje sistematike. Nëse ata përdorin Majkrosoft Tims ose Gugël Klasrum, Fugël draf, Edmundo apo ndonjë platformë tjetër apo ndoshta ata kanë zhvilluar platformën e tyre, është zgjidhja e tyre”, thotë Ademi, duke shtuar se ekzistojnë mekanizma për të kontrolluar shkollat nëse nuk e zbatojnë këtë.
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/