Pendarovski: Koncepti i zbatuar jep rezultate dhe e pengon progresin gjeometrik, masa më radikale vetëm nëse ekziston vlerësim i tillë

Kjo është sfida më serioze jo vetëm për ne, por edhe për botën pas Luftës së Dytë Botërore, pasi pandemia prej kohësh doli prej sektorit shëndetësor dhe filloi t’i bëjë presion ekonomisë globale. Infektime globale ka pasur edhe më herët por ato asnjëherë nuk i kanë goditur edhe vendet më të varfra dhe më të pasura, kështu që, praktikisht, nuk keni pjesë në planet prej ku do të kishit kërkuar ndihmë. Rrethanë vështirësuese është se nuk ka medikament për sëmundjen, ndërsa madje edhe skenarët më optimistë për gjetjen dhe aplikimin e vaksinës spekulojnë me fundin e vitit, kështu deklaroi Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, njofton MIA.

Ai në një intervistë për Faktor, tha se fraza se ne jemi pjesë e botës është shumë e saktë edhe në kuptimin gjeografik edhe në atë thelbësor, ndërsa mundësia jonë e vetme është ta tejkalojmë krizën është vetëm aleancë me të tjerat, veçanërisht me vendet – anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Presidenti thekson se vendosja eventuale e masave më radikale do të ndodhë vetëm nëse ekziston një vlerësim i tillë i organeve kompetente, sipas të cilave, siç thotë, koncepti i zbatuar deri më tani jep rezultate dhe e pengon progresin gjeometrik.

“Progresi i numrit të të infektuarve dhe të vdekurve por ndodh praktikisht kudo në botë, madje edhe në Vuhan po flitet për valë të dytë. Por, në krahasim me rajonin dhe me vendet evropiane, ne jemi larg prej grupit më të rrezikuar të shteteve. Siç u konstatua edhe në Këshillin e fundit të Sigurisë lidhur me masat restriktive ne ishim të parët në Evropë të cilët në këtë pjesë kanë reaguar në kohë dhe me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe me orën policore. Vendosja eventuale e masave më radikale do të ndodhë vetëm nëse ekziston një vlerësim i tillë prej organeve kompetente, sipas të cilave, koncepti i zbatuar deri më tani jep rezultate dhe e parandalon progresin gjeometrik”, thekson presidenti.

Për të frika më e madhe është dhe mbetet ekonomia, veçanërisht ana e të ardhurave në Buxhet. Nënkuptohet, thotë, këtu nuk e fus brengosjen për shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë, që është absolutisht prioriteti ynë më i madh.

Në intervistë presidenti flet edhe për ndihmën nga BE dhe NATO, si dhe për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
“Më vjen keq që një akt siç është anëtarësimi në NATO i cili pa dilema është në rangun e referendumit për pavarësi nga viti 1991 apo anëtarësimi në OKB në vitin 1993, për shkak të krizës aktuale nuk mundëm ta shënojmë siç na ngjan. Më vjen keq që disa njerëz me të cilët së bashku punuam për kauzën e njëjtë më nuk janë në mesin tonë, si presidenti Boris Trajkovski, i cili me të vërtetë ka bërë shumë në këtë plan”, thekson Pendarovski në intervistë.

Për atë se cili është kapaciteti i negociatave për anëtarësim, thotë se disa herë në opinion e ka thënë këtë dhe qëndron pas këtij qëndrimi se jemi kandidati më i përgatitur në historinë e BE-së nëse krahasohen vendet – kandidate prej vitit 1990 deri më sot, në momentin kur e kanë marrë këtë status.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button